• 10/06/2023

LAJMI I FUNDIT/ I dënuar në Greqi si falsifikator: KQZ çon në prokurori kandidatin me tre emra të Devollit

 LAJMI I FUNDIT/ I dënuar në Greqi si falsifikator: KQZ çon në prokurori kandidatin me tre emra të Devollit

Nuk kanë fund telashet me drejtësinë të kandidatit për kryetar bashkie të Devollit Elvis Hajdërlli.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, e ka dërguar në prokurori për verifikim të mëtejshëm.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme është shqyrtuar ligji i dekriminalizimit ku Hajdërlli rezulton i dënuar me 6 muaj si falsifikator.

Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Devollin thuhet se nuk ka deklaruar plotësisht kartelën e tij penale.

Ndër të tjera, në vendimin që ka nxjerrë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thuhet se:

“Për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues z. Elvis Jani Hajdërlli, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Devoll”, nënvizohet në kërkesën zyrtare të KQZ.

Hajdërlli hyn në këtë garë me një sërë pikëpyetjesh që rëndojnë mbi aktivitetin e tij të mëparshëm dhe dyshimet që janë hedhur për lidhje të mundshme me grupet kriminale.

Pak ditë më parë, kunati i tij që njihet edhe si bashkëpunëtori më i ngushtë, ra në prangat e drejtësisë greke.

Deri më tani, Hajdërlli ka zgjedhur mos japë asnjë shpjegim publik para qytetarëve të Devollit, qoftë edhe për të sqaruar sesi qëndron ana e tij e së vërtetës.

Të ngjashme