• 31/03/2023

Lajm tragjik! Bie pa ndjenja në fushë, ndërron jetë në spital futbollisti shqiptar

 Lajm tragjik! Bie pa ndjenja në fushë, ndërron jetë në spital futbollisti shqiptar

Tragjike ajo çfarë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një futbollist shqiptar.

Ajo që e bën më të rëndë lajmin është fakti se Aleksandër Lambi ndërroi jetë gjatë ndeshjes.

Që në minutën e parë, i riu shqiptar ra pa ndjenja në fushën e gjelbërt. Mjekët e dy skuadrave menjëherë shkuan drejt lojtarit.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk arriti të mbijetonte.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

Të ngjashme