01/02/2023

Ministria e Arsimit reagon pas shqetësimeve të ngritura pasi u denoncuan tekste ku flitet për fshatra duke ilustruar me lagje luksi të Tiranës.

Në librin e historisë së klasës së katërt ka një pasazh që flet për fshatin. “Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë”, thuhet në tekst mes të tjerash, ndërsa si shembull i fshatit me foto paraqitet lagjja luksoze rezidenciale “Rolling Hills”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi kërkoi në një takim urgjent, “të garantojmë standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”.

“Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesiona­le, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar”, thotë Kushi.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi thotë se në fokus të takimit kanë qenë gjithashtu zhvillimi prof­esional i mësuesve, trajnimet e tyre të vazhdueshme, shkëmbimi i përvojave pozitive, si dhe informimi në kohë për risitë në fushën e mësimdhën­ies.

Gjithçka nisi pasi deputeti socialist, ish zëvendëskryeministri Erion Branko denoncoi në media se në librin e historisë për 10 vjeçarët po mësohet se fshati është një lagje vizash luksoze.

Brace tha: “Fshati është i lirë, pa mur të lartë e të fortë që e rrethon cep e më cep; Fshati nuk ka frikë, roje, kamera vëzhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover, etj;

Fshati ka traktorë, zetorë, autokombajna, karroca. Fshatin e zakonshëm e ruan bashkëjetesa, prej saj askush në fshat nuk vjedh komshiun, as në punë e as në lagje;” shkruan Braçe.