“Ky monstër që duhej të qe kalbur në burg, ka veshur pelerinën e të marrit, do protestojë për 300 tropojanët e vrarë, dhe për vrasjen e Azem Hajdarit”

NGA ARBEN DUKA
Protesta-vetëm protesta,
po ulërin Sali Zgjyra,
dhe do shkulemi nga sheshi,
kur Edi Ramën të shkulim nga zyra!
Një ditë Edi Rama do dali nga zyra,
se sosmoja i vjen çdo njeriu,
po është e paimagjinueshme të mendohet,
që këtë akt do ta bëjë Saliu!
Protestat janë të domosdoshme,
pa ato demokracia s’është e plotë,
po Saliu për të protestuar,
duhet të jetë i fundit në Botë!
Po përse do protestojë ky mostër,
për komunistët që uzurpuan Partinë Demokratike,
apo për firmat piramidale,
që e çuan Shqipërinë në situatën më kritike!
Për hapjen e depove të ushtrisë,
me urdhër direkt të Saliut,
kur krimineli niste drejt Jugut,
batalione me idiotë nga të Veriut!
Ishim në prag të luftës civile,
dhe s’dihet sa u vranë vërtetë,
po me afërsi është pranuar,
se këtu u vranë të paktën Dhjetëmijë vetë!
Po t’i marrësh një nga një me radhë,
qenë djem në lulen e rinisë,
që mbas lekëve humbën dhe jetën,
për presidentin-kafshë të Shqipërisë!
Do protestojë për zgjedhjet parlamentare të 26 Majit,
ku Saliu fare hapur zgjedhjet i vodhi,
gjithë llumin e llumit të Shqipërisë,
pranë qendrave të votimit i mblodhi!
Në rrëmujën e ‘97-tës,
me firmën “Shqiponja” të Tritanit,
me mijëra tonelata naftë,
dhe armë e municione ju dhanë Sllobodanit!
Me naftën dhe armët e shtetit shqiptar,
që drejtonte kjo kokë vampire,
u vranë me mijëra kosovarë,
të Kosovës tonë martire!
Ky monstër që duhej të qe kalbur në burg,
ka veshur pelerinën e të marrit,
do protestojë për 300 tropojanët e vrarë,
dhe për vrasjen e Azem Hajdarit!
Ç’duhet të bëjë më shumë një njeri,
në vitet e sundimeve të gjata,
që supershteti i Planetit,
ta nxjerrë person non grata!
Këtu lart s’janë as një përqind e krimeve,
kur kungulli mbi ujë i eci,
sa të jetë gjallë do t’i kumbojnë në kokë,
zërat e të vrarëve nga Gërdeci!
Po Saliu do protestojë,
veshur me pelerinën e të marrit,
do kërkojë pareshtur shpagim,
për të vrarët e Njëzet e Një Janarit!