Është arrestuar pas një super operacioni policor në Greqi, vrasësi që i mori jetën çiftit shqiptar Armando dhe Maria Kloci dhe nuk kurseu dy fëmijët e vegjël 1 dhe 2 vjeç.
Monstra 61-vjeçar sipas mediave greke u arrestua pa asnjë rezistencë. Deri në mëngjes ai është marrë në pyetje nga punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Akaia, ku sipas informacioneve nuk i ka pranuar fillimisht veprimet e tij të tmerrshme. Herët në mëngjes ai u transferua në Komisariatin e Ilisë, ku i ashtuquajturi kasapi i Andravidës ka rrëfyer më në fund se ka vrarë Armando dhe Maria Kloci, si dhe dy fëmijët e tyre, një dhe dy vjeç.
Krimi duket se ka qenë i paramenduar, me qëllim që autori të “zhdukte” gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur t’i “ngarkonte” kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Sipas informacioneve, familja i kishte borxh një qira. Mirëpo, informacionet thonë se 61-vjeçari ka dashur t’i dëbojë pa ardhur afati i pagimit së qirasë. Mendohet se autori ka përdorur armë silenciator, e më pas ka mbytur dy vogëlushët duke ia marrë frymën me duart e tij.
Ai u përpoq, siç duket, t’i ngarkonte kufomat në një rimorkio dhe t’i transportonte në një vend të shkretë për t’u zhdukur. Në fakt, ka informacione se është gjetur edhe një gropë e hapur.
Planet e tij duket se i ka prishur djali 11-vjeçar i familjes nga një martesë e mëparshme e nënës 37-vjeçare, e cila u kthye nga sheshi, ku luante dhe ishte dëshmitar i masakrës së familjes së tij.
Ai deklaroi në dëshminë e tij tha për oficeret e policisë, se kishte vrarë me armë dy prindërit si fillim, dhe më pas kishte mbytur dy fëmijët e tyre, 2 dhe 3 vjeç. Mediat greke raportojnë se çifti me pronarin grek kishin pasur konflikte, pasi ai iu kërkonte atyre qiranë e shtëpisë.