• 10/06/2023

Ky është kapiteni ‘Jack Sparrow’ i arrestuar në Vlorë në anijen e të cilit humbi jetën një vajzë e re

 Ky është kapiteni ‘Jack Sparrow’ i arrestuar në Vlorë në anijen e të cilit humbi jetën një vajzë e re

Një vajzë 25-vjeçare humbi jetën në Vlorë pasi u rrëzua nga një anije turistike.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë. Gazetari i ABC, Elton Nikaj raporton se i arrestuari quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anije në një moment që ishte e ankoruar.

Raportohet se ka dyshime që e reja të ketë qenë e dehur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes ku 25-vjeçarja e ndjerë është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës por nuk ka mundur të mbijetojë.

Në foto e publikuar në rrjetet sociale shihet se i arrestuari ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparrow i cili është personazhi kryesor i serialit Pirates of the Caribbean.

Të ngjashme