Ky është Admir Bajri që iu bë sot atentat në prezencë të nënës në Shkodër

 Ky është Admir Bajri që iu bë sot atentat në prezencë të nënës në Shkodër

Del foto e  Admir Bajrit, 38-vjeç, personit që iu bë atentat dhe mbeti i plagosur këtë mbrëmje  në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në Dobraç, pikërisht në vendlindjen e tij.

38-vjeçari po udhëtonte me nënën, kur persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar duke e bër shoshë me plumba makinën Mercedez Benz tip ML nga ana e derës së shoferit.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Ai ka mbetur i plagosur, ndërsa nëna ka shpëtuar mrekullisht nga plumbat.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policore me synimin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati, por pista kryesore mbetet ajo e së kaluarës së 38-vjeçarit bajri apo e personave që kanë lidhje me të.

Në foto shihet mjeti  “Mercedes Benz” me targa ‘444’ dhe një “Golf”-i me targa ‘333’.

Mësohet se gjendja e tij është e rënduar.

Të ngjashme