
Vetëm pak minuta pasi delegatët e Kuvendit të PD të thirrur nga Sali Berisha firmosën shkarkimin e tij, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi kryesinë e partisë.
Mbledhja konfirmoi çarjen e thellë të PD, pasi 11 nga anëtarët e kryesisë refuzuan të marrin pjesë.
11 anëtarët e kësaj kryesie që janë rreshtuar pro ish-kryeministrit Berisha dhe nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje pritet të shkarkohen.
Gjatë mbledhjes, Basha është shprehur se ata që nuk kanë ardhur në selinë blu për mbledhjen e Kryesisë të ndihen të vetëshkarkuar.
Gazeta Shqip mëson se në këtë mbledhje të kryesisë marrin pjesë 25 nga 36 anëtarët e saj.
Lista e anëtarëve të Kryesisë që nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen Kryesi:
Edi Paloka
Belind Kelliçi
Ivi Kaso
Albana Vokshi
Aldo Bumci
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Ervin Minarolli
Ledina Mandia
Vetëm Tomorr Alizoti kishte lajmëruar më herët që s’do jetë në asnjë prej Kuvendeve.