Kush është ish-konkurrenti i Për’puthen që u arrestua sot për prostitucion

 Kush është ish-konkurrenti i Për’puthen që u arrestua sot për prostitucion

Alban Dyrmishi është 29 vjecari që u arrestua nga policia e Tiranës për prostitucion. Ai kishte shndërruar qendrën e masazhit në një ambient ku ushtrohej prostitucioni.

Policia ka nisur hetimet dhe për dy vajzat e reja, 19 dhe 20-vjeç, të cilat shisnin trupin e tyre përkundrejt shpërblimit financiar.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Alban Dyrmishi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara dy shtetase, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Por ai nuk është emër i panjohur për publikun. Në sezonin e parë të Për’puthen, u bë pjesë e programit të dashurisë dhe u bë i njohur për komentet e tij pa dorashka ndërsa shprehu pëlqimin e tij për Inën.

Megjithatë u përjashtu nga emisioni për shkak të një interviste që kishte dhënë për një tjetër emision.

Të ngjashme