• 27/03/2023

Kush është deputeti shqiptar që shkon me taksi në Kuvend

 Kush është deputeti shqiptar që shkon me taksi në Kuvend

Siç edhe e kemi parë, mjaft deputetë shqiptarë shpalosin arritjet e fundit teknologjike të prodhimit të makinave duke ardhur në Kuvend me mjete private luksoze. Benza, Range Rover, X6 etj.

Por është një deputet që vjen e ikën me taksi. Ai është deputeti i qarkut Fier Ismet Beqiraj.

Beqiraj është ndoshta i vetmi deputet modest në këtë drejtim. E në fakt praktikën e tij duhet ta ndjekim mjaft të tjerë.

Sepse Shqipëria jonë e vogël, është një vend i varfër e luksi është i tepërt, veçanërisht për shërbëtorët e popullit.

Të ngjashme