• 11/06/2023

Kurti flet pas dështimit në zgjedhje: U bënë të gjithë bashkë kundër nesh

 Kurti flet pas dështimit në zgjedhje: U bënë të gjithë bashkë kundër nesh

Kryeministri Albin Kurti ka thyer heshtjen dhe ka folur për rezultatin zhgënjyes që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Gjatë konferencës për mediat krah krah Kryeministrit të Kraacisë, Kurti uroi të gjithë kryetarët e rinj dhe tha se do të bashkëpunonte me secilin prej tyre.

I uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do kenë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë më të gjithë ata që luftojnë krimin, dhe do e mbikëqyr me vëmendje”, u shpreh ai

Më tej i tha se rezultati që ka marrë LVV nuk është ai që prisnin, por sipas tij të gjithë u bënë bashkë kundër tyre.

Rezultat jo i kënaqshëm për neve, defekte të brendshme që ne duhet t’i analizojmë  brenda partisë dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti.

Të ngjashme