-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Kthehet nga spitali dhe vdes në banesë 46-vjeçarja në Pogradec

Një 46-vjeçare në qytetin e Pogradecit ka humbur jetën brenda banesës së saj për shkaqe të panjohura.

Policia bën me dije se viktima është me iniciale A.H. 46-vjeçarja kishte shkuar më herët në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas ishte larguar drejt banesës.

Por rreth orës 21:40 u gjet e pajetë brenda apartamentit të saj. Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta. Grupi hetimor i policisë ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

TË NGJASHME

TË FUNDIT