8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Kryemadhi apo Dule? Kush nuk thotë të vërtetën për votën pro Nikollës?

Opozita duket se ka edhe një problem tjetër, krahas atij të madhit që lidhet me përçarjen që mund të sjellë përjashtimi i Berishën, ai lidhet me gjetjen e dy “tradhtarëve” që dhanë votën pro Lindita Nikollës për në krye të Kuvendit.

Për të shmangur firon e votave nga të vetët, Basha urdhëroi grisjen e fletëve të votimit nga demokratët pa i futur në kutinë e votimit, ndërsa aleatët votuan normalisht. Në fund, pas numërimit, u konstatua se në kuti gjendeshin vetëm katër vota kundër. Më vonë, LSI deklaroi se ajo kishte dhënë 4 vota kundër Nikollës, po aq sa u gjenden në kuti.

Bazuar në llogari të thjeshta, dilte që “tradhtarët” ishin Nusret Avdullai dhe Vangjel Dule. Por, sëfundmi ka reaguar edhe ky i fundit duke deklaruar se kishte votuar kundër Nikollës, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët në mëdia.

Kështu, duket se në këtë mes dikush nuk thotë të vërtetën. Por ky është halli më i vogël i opozitës tani..

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com