01/02/2023

Një deklaratë e Krist Aliajt për Kiara Titon, po bën jo pak bujë në rrjet. Në një diskutim me Kiarën dhe Luizin, Kristi u shpreh se nëse do të donte do ta kishte bërë Kiarën për vete.

“Po ta doja Kiarën e kisha kap me kohë”- tha Kristi, deklaratë e cila u pasua menjëherë nga një reagim nga Kiara, por Luizi qëndroi më i tërhequr.

Por gjatë ditës së sotme ka nisur një debat mes këtij të fundit dhe Kristit, ku nuk mungoi përfshirja e banorëve të tjerë.

Biseda: Luiz: U tregove shumë burracak. Nuk je djalë që të dalin fjalët pa kontrolluar. Unë nuk e kam as dashnore, as nuk dua të kaloj kohën me të, por ti nëse do të ishim jashtë do të ishe “lajm i fundit”, sepse jemi VIP-a. Nuk e ka bërë që t’i bëjë diçka Kiarës, për fyerjen është puna e asaj, përgjigjet vetë.