9.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“Krimin e ushqen sistemi i zi i kapitalit, duhet rikthyer dënimi me vdekje!” Vargjet e Dukës: Pena nuk e ka fuqinë ta përshkruajë hatanë që na ka ndodhur në Fier

Nga ARBEN DUKA

Krime të rënda kanë ndodhur,
Edhe më parë në vendin tim,
por kjo që ka ndodhur në Fier,
me asgjë nuk ka krahasim

Pas çdo krimi makabër që ndodh,
ne pyesim: “Ku është shteti?!..”,
po mbasi është bërë hataja,
ç’vlerë ka solidariteti?!

Të tilla krime të rënda,
rrallë ndodhin edhe në botë,
po si dhe pse ndodhin,
kush mundet të ma thotë?

Edhe pa u shprehur fare,
ju e dini mendimin tim,
sistemi i Kapitalit ku jetojmë,
pjell dhe ripjell pa fund krim!

Po! Sistem i zi i Kapitalit,
krimin çdo ditë ka ushqyer,
ndaj për disa figura të krimit,
dënimi me vdekje duhet kthyer!

Monstra e monstrave në Fier,
më mbush pa fund gjithë urrejtje,
për të duhet të qe padiskutim,
dënimi maksimal me vdekje!

Krimi i Çalamanit të ndyrë,
nuk ndodhi ashtu kaq papritur,
Sepse sipas statistikës,
Monstra e ka rast të përsëritur!

Për të tilla krime kaq të rënda,
Tani mund të flitet pa mbarim,
por po nuk u bëmë parapritë,
krimi gjithnjë do na pjell krim!

Nga kthim i dënimit me vdekje,
Nuk duhet të kemi aspak frikë,
Përderisa e ka dhe Amerika,
që e kemi partner strategjik

Se ka mundësi, këtë monstër,
“të çmendur” ekspertiza ta nxjerrë,
E ta lënë prapë të bredhi rrugëve,
pas disa vitesh të vrasi të tjerë!

Jo, pena ime nuk e ka fuqinë,
Që këtë hata ta përshkruaj,
si mijëra e mijëra të tjerë,
nga vdekja e vogëlushit po vuaj!

Pavarsisht se unë jam poet,
asgjë nuk e zbut këtë dhembje,
mendo o njeri, i varfër a i pasur,
sikur të ndodhte kjo në shtëpinë tënde!

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com