Krim makabër në Greqi, gjenden të vrarë çifti shqiptar dhe dy fëmijët e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku 4 anëtar të një familje shqiptare, janë gjetur të vdekur në zonën e Andravidës në Ilia. Sipas policisë lokale,ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. Ndërsa viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, identiteti të cilëve ende nuk bëhet publik.
Mësohet se policia po heton rastin, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, dy janë pistat e hetimit. E para ajo e krimit brenda familjes, ku pas një sherri bashkëshorti ka ekzekutuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur të familjes, e më pas ka vrarë veten. Dhe pista tjetër e hetimit është ajo e vrasjes nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili ka ekzekutuar ish bashkëshorten, fëmijët dhe bashkëshortin e saj, e më pas është larguar pasi ka lënë të gjallë fëmijën e tij 11 vjeç që kishte me viktimën.
Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit e motrat dhe nënën e tij të gjakosur. Konkretisht, fëmija mori vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë.