Krim i rëndë në Tiranë, dibrani vret me thikë vajzën nga Gana dhe më pas hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në një banesë të marrë me qira ditore në afërsi të shkollës “Pjetër Budi” në bulevardin “Gjergj Fishta”. Deri tani mësohet se në këtë ngjare është përfshirë 26-vjeçari i identifikuar si Kliton Pira dhe një shtetase e huaj e identifikuar si Jawsackie Jaboah, 31 vjeçe me origjinë nga Gana.
Mësohet se 26-vjeçari me origjinë nga Dibra ka goditur me thikë një shtetase të 31-vjeçaren dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Nga ana tjetër dhe e reja nuk ka mundur të mbijetojë dot nga plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethaneve të saj. Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot pasdite në afër si të shkollës “Pjetër Budi”. Viktimat janë Kliton Pira dhe Jawsackie Jaboah.
Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë:
Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.