8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Krim brenda familjes në Shkodër, burri vret gruan e më pas veten

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të mërkurë në Shkodër.

Një 79-vjeçar i identifikuar si Fadil Bandulla ka vrarë gruan e tij, 83-vjeçaren Sanije Bandulla dhe më pas është vetëvrarë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e çiftit të të moshuarve ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh dhe është zbuluar sot nga fqinjët e çiftit.

Në shtëpinë ku ndodhi krimi është sekuestruar edhe arma me të cilën u krye vrasja, automatik tip kallashnikov.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com