-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Kredo.al “magnet” hajdutësh, grabitjet nga Tirana në Dibër

Ngjarjet e grabitjeve të institucioneve financiare në Shqipëri , shpesh janë konkurruese me grabitjet spektakolare që ndodhin jashtë vendit. Një prej institucioneve financiare që nuk i janë “shqepur” hajdutët është Kredo.al. Sërish ditën e sotme filiali i këtij institucioni për dhënie kredie ka rënë pre e hajdutëve, por këtë herë në Korçë.

Realizimin e kësaj vjedhjeve e ka kryer një 30 vjeçar, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq rreth orës 15:45. Me një pistoletë lodër i riu ka hyrë në zyrat e Kredo dhe ka marrë një shumë të caktuar prash. Arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi policia e ka lokalizuar dhe e ka kapur brenda disa minutash nga vjedhja.

Por, ky nuk është rasti i vetëm që Kredo.al ka rënë pre e vjedhjes. Më herët i janë grabitur disa pika, në Tiranë, Durrës dhe më e fundit në Dibër. Më 21 dhjetor një person i maskuar me kapuç dhe me thikë ka grabitur një sasi parash në një pikë të Kredo në Peshkopi.

“Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit“, thuhej në njoftimin e policisë.

Më 23 janar të këtij viti është vjedhur pika e këtij institucioni në Tiranë. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur Kristi Çinari grabiti Kredo.al. Në “Rrugën Bardhyl” në zonën e Porcelanit Çinari vodhi një shumë prej 1 mln lekësh të vjetra duke kërcënuar punonjësit me armë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT