-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

KPK kaloi në “sitë” 479 magjistratë në katër vite, Vettingu preku më shumë gjyqtarët

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në afro 4 vite ka përmbyllur procesin e rivlerësimi për 478 prokurorë, gjyqtarë, inspektorë dhe ndihmësa ligjorë, nga 802 që janë në total.

Kështu, 324 të tjerë mbeten në pritje të përfundimit të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni, të cilit në Qershor të 2022-it, i përfundon afati.

Sipas të dhënave që Tv Klan ka siguruar për periudhën Shkurt 2018 deri në Dhjetor 2021, nga sistemi i drejtësisë janë shkarkuar 181 magjistratë.

Sipas statistikave, më të prekur nga procesi Vettingut duket se janë gjyqtarët. 114 gjyqtarë janë shkarkuar kryesisht për pasuri të pajustifikuara, pas hetimit në tri kriteret e rivlerësimit, për 47 është ndërprerë ose pushuar procesi për shkak të dorëheqjeve.

Nga sistemi janë shkarkuar 64 prokurorë gjithashtu për probleme kryesisht me pasurinë. Për 18 të tjerë është ndërprerë ose pushuar procesi për shkak të dorëheqjeve.

Nga procesi i Vettingut u shkarkuan 1 inspektor dhe 2 ndihmësa ligjorë, të cilët nuk arritën të bindnin KPK-në.

Hetimin e kryer nga KPK për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale e kanë kaluar me sukses 192 magjistratë të cilët janë konfirmuar, ndër ta 101 gjyqtarë, 80 prokurorë dhe 11 inspektor dhe ndihmës ligjor.

Për t’i dhënë mundësi institucioneve të Vettingut që të përfundojnë procesin, mazhoranca ka paraqitur në Kuvend nismën ligjore për zgjatjen e afatit të tyre deri në vitin 2024. Për këtë nismë është shprehur dakord edhe Komisioni i Venecias.

TË NGJASHME

TË FUNDIT