15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Kosova “mbyll” kufijtë për shqiptarët e Shqipërisë

Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë nuk mundën të hyjnë në Kosovë gjatë së hënës. Shkak u bë hyrja në fuqi e masave të reja anti-Covid që u miratuan të shtunën nga qeveria e Kosovës. Policia në pikën kufitare në Vermicë u kërkoi atyre dëshminë e vaksinimit anti-Covid me të paktën një dozë ose testin PCR apo antigen negativ. Në të kundërt ata duhet të karantinohen për 7 ditë. Kjo solli radhë të gjata në pikën kufitare dhe pakënaqësi te një pjesë e udhëtarëve, të cilët kërkonin trajtim të barabartë me shtetasit që hyjnë në Shqipëri.

Një pjesë e tyre ishin të painformuar mbi këto kërkesa të palës kosovare. Por kishte edhe nga ata qytetarë i përkrahnin këto masa. Por ky rregull vlen jo vetëm për shtetasit e huaj apo të Shqipërisë.

Certifikatën e vaksinimit apo testin PCR duhet ta paraqesin edhe shtetasit e Kosovës që kthehen nga Shqipëria në Kosovë. Ndonëse në mëngjes qytetarët kishin njoftuar pritje të gjata, në mesditë gjithçka i ishte kthyer normalitetit.

Kosova, në kuadër të ashpërsimit të masave ka rikthyer orën policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, ndërsa veprimtaritë ekonomike funksionojnë deri në orën 21:30. Ashpërsimi i masave vjen pas rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve si pasojë e Covid-19.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com