“Korrupsion në zgjedhje”, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Rrogozhinës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla. Sipas SPAK, Memolla akuzohet për “korrupsion në zgjedhje”.

Kryebashkiakut iu komunikua akuza këtë të enjte në ambientet e SPAK, ku ishte nën shoqërinë e avokatit të tij. Burime pranë SPAK bënë me dije se Memolla u akuzua për një audio-përgjim të publikuar në media, të një telefonate pak para zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Në këtë audio ai i kërkon një punonjësi të OSHEE të mos i presë energjinë një abonenti debitor, derisa të kalonin zgjedhjet.

Më herët Memolla ka dhënë deklarime në SPAK në lidhje me disa kallëzime që e përfshijnë në punësime fiktive në bashki, si edhe me disa procedura tenderuese.

Memolla fitoi kryesimin e bashkisë Rrogozhinë në zgjedhjet vendore të 14 majit, falë kutisë së burgut të këtij qyteti. Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritje të zgjedhjeve, në të cilat ai rifitoi bashkinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com