Florjana, e cila po vijon njohjen me Brunon në Për’puthen ka folur për disa detaje në jetën e saj. Ajo rrëfeu se si kishte kaluar një fëmijëri ndryshe nga ajo e fëmijëve të tjerë.
Florjana tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllanë, duke i edukuar me një përgjegjësi shumë të madhe pasi prindërit e tyre janë memecë.
“Edukata që u jepja atyre ishte përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh ajo, e cila tregoi se as vetë nuk e dinte se ku e gjente forcën për ta përballuar.
Në një nga takimet e saj dhe Brunos, ata kaluan disa momente romantike ndërkohë që edhe deklaruan pëlqimin e tyre për njëri-tjetrin.
Në takimin e mëparshëm, Florjana e priti Brunon në shtëpi, ndërsa Bruno ishte kujdesur për një surprizë romantike në natyrë.
Duke i shprehur pëlqimin e tij, Bruno i tha Florjanës se do të jetë në “Për’puthen” vetëm për të dhe nuk ka interes për asnjë vajzë tjetër.