Koncesioni i sterilizimit, gazetarja Lala: Surprizë e kësaj vjeshte, njerëzit e politikës që do të ndëshkohen nga SPAK!

 Koncesioni i sterilizimit, gazetarja Lala: Surprizë e kësaj vjeshte, njerëzit e politikës që do të ndëshkohen nga SPAK!

Në emisionin “Kjo Javë”, në News24 gazetarja Klodiana Lala foli për koncesioni i sterilizimit.

Gjatë intervistës, gazetarja Lala u shpreh se në rastin e zotit Beqaj pritet të rithirret sërish në Prokurori, dhe se janë duke u hetuar edhe disa zyrtarë të lartë.

Sa i përket aferës së inceneratorëve, ajo shtoi se është një ndër aferat më të rënda që ka ndodhur ndonjëherë në vend, për mënyrën se si janë implikuar njerëz të rëndësishëm të politikës.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Që historia të zbardhet plotësisht do të duhet të hetohet e gjithë kupola, u shpreh gazetarja Lala.

“Ilir Rrapaj rezulton që ishte person kontakti me Ministrinë. Duke parë faktet, për sterilizimin mendoj se do të kemi sërish të reja në lidhje me rolin Beqaj. Prokuroria e posaçme ka marrë një shuplakë të fortë nga ana e gjykatës. Gjyqtari që ka caktuar masat përkatëse për 8 personat, disa në arrest në burg, disa arrest shtëpie, disa në masën detyrim paraqitjeje”, tha ndër të tjera ajo.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme