• 10/06/2023

Komshinjtë shqyejnë derën e banesës, gjejnë të vdekur një grua në Vlorë

 Komshinjtë shqyejnë derën e banesës, gjejnë të vdekur një grua në Vlorë

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen ” Pavarësia” në Vlorë.

Mësohet se është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja M.D., rreth 60 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Kanë qenë komshinjtë ata që kanë shqyer derën e banesës, në momentin që kanë vënë re se 60-vjeçarja nuk kishte dalë nga shtëpia e saj.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme