01/02/2023

ëPesë persona u vunë në pranga këtë të premte, si të akuzuar se janë përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, të ndodhur në nëntor të vitit 2019.

Arrestimi i Genti Nderjakut, Plarent Dervishajt, Bashkim Haxhiajt, Marsel Deckës dhe Endrit Sinanit, emra të njohur të botës së krimit, një pjesë e të cilëve edhe anëtarë të Bandës së Durrësit, u krye gjatë operacionit të koduar “Komploti”. Kontrollet për kapjen e tyre u zhvilluan në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë

Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë.

Ndërsa katër persona të tjerë, mes të cilëv e Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja, të akuzuar si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj ish-prokuroritm, janë shpallur në kërkim.

Atentati ndaj Arjan Ndojës ndodhu në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti I vdekur shoferi I tij, Andi Maloku, 30 vjeç.

Nën akuzë për atentatin ndaj Ndojës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili.