-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Komisioni i Rithemelimit: Basha, kukull e Ramës! Për pak ditë demokratët do marrin në dorë fatet e tyre

Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka akuzuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha se është kthyer në një kukull të Edi Ramës, duke vrarë shpresën e shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, komisioni e cilëson Ramën si buratini i qeverisë, ndërsa Bashën si kukull e tij.

“Arsyeja e vërtetë përse regjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve! Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!”

Më tej komisioni nënvizon se koha e pazareve mes Bashës dhe Ramës ka marrë fund, ndërsa Ii bën të ditur kryedemokratit se për pak ditët demokratët do ta nxjerrin atë nga zyra.

“Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese.”

Komisioni i Rithemelimit i ka dorëzuar Bashës një ultimatum për t’u larguar nga zyra dhe për të lënë funksionet drejtuese në parti deri më 5 Janar.

TË NGJASHME

TË FUNDIT