8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Komisionet parlamentare ngelin në klasë, deputetët kanë hetuar edhe “shkulje veshi”

Në tryezën e Konferencës së Kryetarëve janë tashmë kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e tre komisioneve hetimore. Që nga viti 2004, parlamentarët herë pas here kanë marrë spaletat e prokurorit duke miratuar ligjin për komisionet hetimore. Por sa të efektshme kanë qëlluar këto nisma? “Janë bërë për show, s’kanë prodhuar ndonjë rezultat konkret”, thotë analisti Afrim Krasniqi për A2 CNN.

Partia Demokratike ka qenë forca politike që ka shfrytëzuar më shumë këtë ligj, si në kohën kur ishte në pushtet ashtu edhe gjatë tetë viteve në opozitë, ku në tri raste të ndryshme ka thirrur si dëshmitar Edi Ramën, që në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë Tiranë.

Në Kuvend, janë ngritur komisione hetimore për ngjarje të rënda në vend si “21 janari” apo kultivimi i kanabisit, por ka pasur edhe hetim parlamentar për shkulje veshi. Në muajt prill-maj 2013, në Kuvendin e Shqipërisë u ngrit një komision hetimor që do të hetonte një incident të ndodhur në atë kohë në Akademinë Politike të Vjenës, ku ish-konsulli shqiptar, Egin Ceka, akuzoi Edi Ramën, atëherë lider i opozitës, se e kishte dhunuar fizikisht duke i shkulur veshin.

Fati i të gjithë këtyre komisioneve ka qenë i njëjtë, asnjë produkt final, madje me kosto për taksat shqiptare pasi për çdo mbledhje, deputetët marrin dieta ekstra pagës. Por a do të kenë të njëjtin fat edhe tre nismat e reja demokrate? “Besoj se po, s’do ketë asnjë ndryshim”, thotë Krasniqi.

Ndryshe nga legjislatura e shkuar, komisionet hetimore po hetojnë çështje që janë depozituar edhe në SPAK. Çfarë ka vështirësuar më shumë produktin e komisioneve hetimore është fakti se pala që i kërkon merr kryesimin e tyre, ndërsa pala tjetër ka shumicën e votave, duke pamundësuar miratimin e një raporti final të përbashkët.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com