12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Komenti racist në televizion i gazetarit grek: Çfarë është më e zakonshme se një shqiptar me armë?

Një koment racist vjen nga Greqia nga një gazetar mjaft i njohur në shtetin fqinj.

Nikos Evangelatos, gjatë transmetimit në televizion duke dhënë lajmin për arrestimin e një shqiptari ditën e dielë i cili qëlloi me armë në rrugë, u shpreh se nuk ka asgjë të pazakontë kur dëgjon për shqiptarët dhe armët.

Ai e cilësoi ngjarjen si “normale” për faktin që personi i arrestuar nga policia me armë është shqiptar.

Çfarë është më e zakonshme se një shqiptar me armë”, tha ai.

Por mesa duket e kuptoi menjëherë deklaratën e gabuar që kishte bërë dhe gazetari Nikos Evangelatos tentoi të justifikonte atë çfarë kishte thënë, duke u shprehur se nuk ishte një koment nacionalist.

Mirëpo audiencës nuk i shpëtoi ky koment i gazetarit, të cilët “e kryqëzuan” atë në rrjetet sociale.

Të shumta janë kritikat kundër tij për komentin që bëri për shqiptarët dhe armët.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com