20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Kokainë e hashash, deri tani 5 të shoqëruar… Grupi drejtohej nga efektivi i RENEA-s

Pjesë e forcave speciale RENEA, e njëkohësisht edhe kreu i një grupi që shpërndante drogë në kryeqytet, Rael Luli, 27-vjeç, përfundoi në prangat e policisë këtë të premte në Tiranë.

Ai u zbulua gjatë një operacioni të SHÇBA, së bashku me 4 persona të tjerë. Të arrestuarit e tjerë janë Jurgen Luli, 30 vjeç; Gertjan Harapi, 26 vjeç; Gevi Spahia, 27 vjeç; Ergi Sala, 26 vjeç.

Autoritetet thonë se aktualisht vijon kontrolli i shtëpive të këtyre personave. Grupi vepronte kryesisht në zonën e Parkut të Autobusëve, Kombinatit, Misto Mame, Yzberishtit dhe Qytetit të Nxënësve.

SHÇBA tha po ashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar kokainë, kanabis, para e armë. Operacioni vijon ende.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com