Kishte marrë makinë me qira për të transportuar emigrantët, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia në aksin Tepelenë-Fier pasi u kap duke transportuar me makinë emigrant të paligjshëm.
Në pranga ka rënë Alion Haxhi, i cili u ndalua për kontroll në rrethrrotullimin e Levanit.
Në makinën tip Toyota, të cilën e kishte marrë me qira, iu gjetën 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.