5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“Kisha frikë”/ Del dëshmia e shqiptares që vrau italianin: Më ngacmonte seksualisht

“Ishte i dhunshëm. Unë i plotësoja të gjitha kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai…me nevojitej puna”, këto janë fjalët e Mide Ndreut, nënës shqiptare që qëlloi me thikë burrin 68-vjeçar për të cilin kujdesej në Itali, pasi ai e ngacmonte seksualisht.

Këto janë fjalët e një nënë përpara prokurorisë, fajtore për vrasje Antonio Amicucci. Ajo përshkroi me detaje ditën e 24 nëntorit.

“E refuzova dhe ai mori një thikë. Pati përleshje, i mora thikën nga dora dhe më pas e godita”, deklaroi ajo.

Sipas avokatëve të saj, mëngjesin e vrasjes ajo po lante pjatat. Amicucci iu afruar dhe e preku në trup.

“Nuk dua, ndalo”, i tha gruaja. Në atë moment, ai mori një thikë dhe ju drejtua duke e cuar për në divan. Më pas janë ulur aty dhe shqiptarja ka mundur që t’ia marrë nga dora thikën. Megjithatë 68-vjeçari vazhdoi ta ngacmonte, por gruas “sytë ju errën” nga zemërimi duke e qëlluar atë 12 herë me thikë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, plagët e shkaktuara nuk ishin vdekjeprurëse. Por kombinuar edhe me problemet e mëparshme shëndetësore të viktimës, i sollën atij vdekjen.

Avokatët e gruas sqaruan se në dëshminë e saj të parë gjithçka ishte e paqartë, pasi ajo nuk shprehet shumë mirë në gjuhën italiane.

Sipas dëshmive, Mide Ndreu shkonte në shtëpinë e Amicuccit pavarësisht ngacmimeve sepse kishte nevojë për punën pasi i shoqi punonte vetëm me raste që prej shpërthimit të pandemisë. Këtë rrethanë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj. Ndërkohë asnjë prej familjarëve nuk ishin në dijeni të ngacmimeve që ajo kishte pësuar nga italiani.

Për këto arsye, avokatët e saj do të kërkojnë arrest shtëpie për Nreun, duke marrë parasysh edhe disa probleme shëndetësore të saj. 51-vjeçarja punonte si kujdestare në shtëpinë e 68-vjeçarit.

Pas vrasjes, ajo kërkoi ndihmë nga një fqinj. Ky i fundit ka thirrur autoritetet. Gruaja jetonte në të njëjtën lagje me viktimën dhe ishte e martuar me 3 fëmijë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com