Kiara Tito vazhdon fushatën mbështetëse ndaj të dashurit të saj: ‘Me Luizin fitues…’!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Kiara ka disa ditë që është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e tanimë po kalon kohë me familjarët e saj. Edhe tashmë jashtë shtëpisë Kiara e mbështet Luizin, si në çdo dalje televizive ashtu edhe në rrjete sociale. Edhe ditën e sotme Kiara ka postuar në Instagram një foto në krahët e tij dhe ka falenderuar të gjithë ndjekësit për mbështetjen e tyre dhe duke u shprehur se fituesi është Luizi.
Faleminderit per gjithe mbeshtetjen!
-7 ditë nga finalja Me Luizin fitues
Së fundmi ish-banorja ka postuar në Instastory disa trëndafila të kuq dhe të gjithë ishin mjaft kurioz të dinin se kush ia dhuroi. Këtë Kiara e ka treguar më pas me disa postime të tjera, ku ka treguar edhe disa buqeta të tjera me lule dhe zbuloi se ishin nga disa fanse të saj.