• 10/06/2023

Kiara e parandjen daljen, i jep porositë e fundit Luizit: Mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën!

 Kiara e parandjen daljen, i jep porositë e fundit Luizit: Mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën!

Kiara duket se po e ndjen largimin nga shtëpia e Big Borther teksa ka vendosur ditën e sotme t’i japë porositë e fundit Luizit.

Ajo e “ka kërcënuar” se nuk do t’ja hapë derën nëse i vjen në shtëpi pa fitore, teksa sipas saj nuk e meriton të dalë sepse ka persona të tjerë më të dobët.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Kur të largohem unë qëndro këtu deri në momentin e fundit dhe lufto! Mos më hajde në shtëpi pa fituar. E kam seriozisht se nuk ta hap derën.

Luizi: Leri këto presione ti.

Kiara: Ky format ka nevojë për njerëz që bëjnë spektakël. Pse Armaldo ishte më i dobët nga disa persona që janë këtu sot e kësaj ditë?

Pse meritoj të dal unë para disave të tjerë që janë këtu? Jo por kështu është loja.

Të ngjashme