01/02/2023

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, ka hedhur akuza se një pjesë e firmave në mbështetje të Sali Berishës janë marrë në telefon e ndërsa ka përfshirë në këtë proces edhe këshilltarë të presidentit Ilir Meta.

“Po merren firma me celularë. Ke këshilltarë të presidentit që marrin në telefon demokratët që të plotësojnë formularin e Sali Berishës”, tha Bejko në Report TV.

Ai shtoi se Berisha e ka planifikuar rikthimin në krye të PD-së, që në momentin që ka vendosur Lulzim Bashën si kryetar i partisë se themeluar prej tij.

“SHBA nuk toleruan! E vetmja gjë që bënë ishte që toleruan që Berisha të pezullohej vetëm nga grupi parlamentar i PD-së, se ata kërkonin përjashtimin nga grupi. Basha mund ta largonte Berishën nga partia, sic ka bërë Berisha dhe PD-ja e përqafoi berishizmin, Basha e ka kursyer. Berishës nuk po i dhimbset PD, por se e kuptuan se çduan demokratët, ata duan ardhjen në pushtet dhe të demokatizojnë PD dhe duke i krijuar një shtyllë ideologjike të qëndrueshme ku do të derivojnë dhe franskione të tjera. Berisha e kishte ndarë që kur vendosi Lulzim Bashën, e parashikoi që mund t’i ndodhte, por ai e mendoi si plan B dhe tha “Kurrë mos thuaj kurrë”. Berisha ishte gati, plani i tij ishte që të merrte PD, Foltoret e para kanë qenë dobët, pastaj në Vlorë dhe në Fier artikuloi një gjysmë projekti politik. I duhet patjetër Berishës PD, si një bunker, që po u arrestua nga SPAK do ta konsiderojë si sulm politik, një arrestim politik. Amerikanët me Bashën dhe Ramën në reforma ishin më korrektë. Berishës i duhet PD se do jenë 4200 delegatë, tha se do jenë edhe 10 mijë të tjerë afër, ky është stili i Berishizmit. Berisha nuk ka operuar në asnjë mbledhje pa pasur njerëz jashtë, presioni i turmës, s’mund të bëhen verifikime në Kuvend. Ai ka organizuar puc nga fillimi në fund”, tha Bejko.