
Olta Gixhari e ka zhvilluar lojën e saj këtë javë me “kërcënime” të shëmtuara. Siç nuk i ka hije një gruaje, aktorja gjatë gjithë kohës e ka kërcënuar Efin se informacionet që ajo ka për të nga jashtë mund ta nxjerrin nga “BBV”. Ky debat midis vajzave është rikthyer sërish në prime-in e sotëm.
“Që nga darka e fundit që kisha me Oltën nuk ndryshova mendim. Mendoj që është e ligë këtu brenda. Ndoshta shprehem gabim, por kështu jam. Nuk kisha ndërmend të filloja në të njëjtën mënyrë, por filloi të më thonte ku doje ta fusje dorën. Donte të rikthente debatin. Pjesën e agresivitetit tim do ta kthejë në cështje dhune. I tha Kiarës a e pe si u drejtua? Filloi të mbledhë njerëz që sot ta mbrojë kush, se askush nuk është me mendjen e saj. Sot përplasi sirtarët se nuk i pëlqeu buzëqeshja ime. Kishte një orë që qëndronte te sirtari. I thashë a ka mundësi të hapesh dhe e preka. Dhe filloi hë më shtyjë sikur më tha hë gjuaj. Unë nuk nënkuptoj asgjë personale për njeri,”-tha Efi gjatë fjalës së saj.
Ndërsa Olta si gjithmonë kur i jepet fjala zgjodhi të flasë shkurt: “Unë realisht besova se kisha vendosur një komunikim me Efin. Pashë që bëri një lojë, dhe vendosa një mur. Unë për këtë njeri nuk kam asnjë koment. Të gjithë kemi informacione, por nuk i kam përdorur.”
Ndonëse vajzat nuk u ndalën gjatë në këtë çështje, Arbana dhe Zhaklina po. Sidomos moderatorja e revoltuar u shpreh se ishte shumë e shëmtuar ajo që Olta i ka thënë Efit, pasi të gjithë kanë pasur një jetë dhe se e jetojnë si të duan.
Ndërsa Zhaku iu drejtua Oltës duke i thënë se është e lehtë të flasësh për moral dhe më e lehtë ta shtrembërosh atë.
Zhaklin: Më vjen keq që sa herë flas, më duket sikur bëj zyshën e edukimit. Mendoja se Olta, duke qenë më e madhe, do e ndihmonte Efin. E kuptoj që ke probleme me nervat, por komenti “Nuk ndryshoj dot”, nuk vlen. Je vajzë e zgjuar Efi, unë të njoh shumë mirë. Për Oltën, e kuptoj që u mërzit shumë kur e shpalla Efin shefe të diplomacisë, por ti gjithashtu ke përdour fjalë dhe veprime manipuluese kundrejt Efit. As ti nuk je e pastër plotësisht. Nuk i besoj deklaratave të juaja, pas debateve. Ne e shohim anën pozitive dhe negative të të dyjave ju. Efi bëri lojën e grupit dhe ti u zhgënjeve. Kështu shikohen gjërat jashtë Olta. Shohim çdo bisedë dhe situatën e kemi shumë të qartë.
Olta: Çfarë kam manipuluar unë?
Zhaklin: Situatën me sirtarin sot në mëngjes.
Olta: Po më shtyu.
Zhaklin: Po jo moj Olta se nuk të preku. Në shikojmë çdo gjë që ju bëni. Nuk dua të godas asnjërën nga ju. Të shesësh moral është shumë e thjeshtë.
Olta: E ke gabim.
Zhaklin: Jo nuk e kam fare gabim. Ti ke thënë se Efi është e egër. Ke supozuar se ke informacione që mund ta nxjerrin Efin jashtë. Ti ke fajet e tua.
Olta: Të gjithë kemi informacione për njerëzit këtu.
Arbana: Është shume e shëmtuar kjo që bën ti Olta. Edhe të tjerët aty brenda kanë informacione për ty. Askush nuk mund të gjykojë jetën e dikujt tjetër. Të lutem të japim këtë mesazh, që çdo njeri ka të drejtën e tij, ta jetojë jetën si të dojë.
Zhaklin: Olta ne nuk shohim vetëm këtë video. Ne ju ndjekim 24 orë.