4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

“Keni vrarë njerëz të pafajshëm”/ Kritikoi talebanët, zhduket poeti i ri nga Herati

Mehran Popal, një poet i ri nga Herat, u mor nga talebanët më 14 gusht. Ai vazhdon të jetë ende i zhdukur dhe askush nuk di asgjë në lidhje me vendodhjen e tij. Ishin familjarët ata që lajmëruan fillimisht për zhdukjen e Popal.

Në një intervistë për Kabul Now, Maroof, vëllai i poetit të zhdukur, tha se të shtunën e kaluar talebanët e arrestuan Popalin në shtëpinë e tij në Herat.

“Ne nuk dimë asgjë për të dhe nuk e dimë se ku është dërguar që nga ajo ditë”, shtoi ai.

Sipas vëllait të tij, talebanët e arrestuan poetin e ri në lidhje me kritikat që kishte deklaruar për grupin fondamentalist islamik dhe komentet e gjata që kishin pasur poshtë postimeve të tij në rrjetin social Facebook.

“Ju keni vrarë njerëz të pafajshëm me shumicë dhe keni derdhur shumë gjak padrejtësisht për të ardhur në pushtet”, thuhet në një postim të Mehran Popal.

“Ndoshta tani do më qëlloni se po them të vërtetën. Ashtu si qindar të pafajshëm të tjerë që janë vrarë për kritikën e bërë ndaj jush. Mos harroni se ishin sjelljet e mira dhe njerëzit e mirë të Profetit që pushtuan botën dhe jo vrasjet. Ju keni vrarë të moshuar, keni vrarë fëmijë dhe gra, keni shkatërruar qytetet, keni zemëruar njerëzit, keni qëlluar të burgosurit”, vazhdon poeti i ri afgan në rrjetin e tij social.

Talebanët nuk e kanë komentuar ende arrestimin e tij. Para marrjes së pushtetit nga grupi fondamentalist i Heratit dhe dhe kryeqytetin e Kabulit, poeti ishte një mbështetës i vendosur i qeverisë dhe shpesh merrte pjesë në fushatat kundër talebanëve.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com