-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

“Kemi një problem dhe s’kam pse ta fsheh”, Berisha tregon se ku do të mblidhet Kuvendi i 11 Dhjetorit: S’ka më delegatë në lulishte…

Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e së enjtes së Kuvendin e 11 Dhjetorit po përpiqet ta mbledhë në një mjedis të hapur dhe të gjerë.

Duke përforcuar kështu aludimet se ai mund të organizohet në një stadium.

Por, sipas javanews, Berisha tha se nëse kjo nuk do të jetë e mundur prej shirave, në Pallatin e Kongreseve do të bëhet çdo gjë që t’i dyfishohet kapaciteti.

Berisha nuk kurseu as thumbimet ndaj Lulzim Bashës:

Jemi në një problem. s’kam pse ta fsheh. Salla e Pallatit të Kongreseve nuk merr as 1/3 e delegatëve. Sepse ato që ka bërë Lulzim Basha që thoshte delegatët janë këtu dhe në lulishte, kanë qenë një komedi. Ne po shohim në qoftë se kushtet lejojnë ta bëjmë në një mjedis shumë më të gjerë. Por nëse moti nuk lejon, do të bëjmë çdo gjë, në çdo qoshe të Pallatit të vendosim karrige sepse nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër.

TË NGJASHME

TË FUNDIT