-5.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

KE merr vendimin / Nga 10 janari jo më udhëtime në BE pa dozën e tretë anti-Covid

Komisioni Evropian ka futur dozën e tretë të vaksinës si parakusht për udhëtim brenda Bashkimit Evropian për qytetarët që vijnë nga vende të tjera ku përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 10 janari i vitit të ardhshëm, datë nga e cila asnjë udhëtar nuk do të mund të hyjë në BE nëse nuk ka marrë dozën e tretë.

Sipas vendimit doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 duhet të jetë marrë jo më vonë se nëntë muaj nga doza e dytë, në mënyrë që udhëtarët të mund të lëvizin brenda BE-së. Vaksina duhet të jetë njëra prej atyre të miratuara nga Agjencia evropiane e Barnave.

Po ashtu BE nga marsi i vitit 2022 nuk do të përditësojë më listën e vendeve të sigurta, pasi udhëtimet do të lejohen në bazë individuale vetëm për personat e vaksinuar me të tri dozat.

TË NGJASHME

TË FUNDIT