• 27/03/2023

Katari do të organizojë garën e parë në F1

 Katari do të organizojë garën e parë në F1

Formula One ka konfirmuar që Katari do të organizojë për herë të parë një garë në datën 21 Nëntor. Çmimi i Madh i Katarit i është shtuar kalendarit të kampionatit botëror për sezonin 2021.

Gara do të zhvillohet në cirkuitin ndërkombëtar të Losail, e do të nisë në mbrëmje.

Kjo garë do të zëvendësojë Çmimin e Madh të Australisë, që u anulua nga organizatorët për shkak të kufizimeve nga masat anti-Covid.

Katari nuk do të ketë të drejtën që të mbajë një garë në sezonin 2022, për shkak se do të organizojë Kupën e Botës, por marrëveshja është arritur për një periudhë 10-vjeçare nga viti 2023, ku qëllimi është që të ndërtohet një pistë e re.

Por vendimi për t’i dhënë të drejtën Katarit që të organizojë Çmimin e Madh ka sjellë shumë kritika, ndërsa Amnesty International u kërkon pilotëve që të reagojnë për çështjen e të drejtave të njeriut.

Përgjigja e zyrtarëve të F1 ishte se ata i merrnin përgjegjësitë e tyre shumë seriozisht.

Në këtë sezon të Formula 1 do të ketë gara në Katar, Abu Dhabi dhe Arabinë Saudite, e kjo tregon interesin në Lindjen e Mesme për eventin.

Të ngjashme