26/01/2023

Biznesmeni Shefqet Kastrati, është bërë pjesë e mediave pasi është raportuar se ka arritur që të blejë ‘Koha Jonë’, media e drejtuar prej vitesh nga Nikollë Lesi.

Në lajme thuhej se Lesi ka shitur 100% të aksioneve të ‘Koha Jonë’. Por ky lajm është hedhur poshtë nga vetë Lesi.

Në një shkrim të botuar në ‘Koha Jonë’, Lesi shkruan se media e tij nuk mund të shitet sepse ka aq shumë emër dhe histori brenda emrit, saqë nuk ia blen dot askush.

Ai shton se nuk pranon bashkëpronësi sipërore mbi 50 % të aksioneve.