01/02/2023

Sekuestrohet një sasi rekord kokainë në Spanjë.

Sipas mediave atje, 4.5 ton kokainë është sekuestruar në një anije, në afërsi të ishujve Kanarie.

Gjatë operacionit janë arrestuar 15 persona, që ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes. 2 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa 13 të tjerët nga Pakistani.

Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.