01/02/2023

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur nëpër kanalet e Myzeqesë, vijon prej më shumë se një muaji.

Banorët e zonës së Karavastasë fajësojnë fabrikat e vajit të ullirit për këtë katastrofë. Ata thonë se në të njëjtën periudhë të vitit ndodh ngordhja e peshqve. Sasia është e madhe, por konsumimi i tyre është i rrezikshëm për shkak të mbetjeve toksike që mbartin ujërat.

Pas denoncimeve të shumta për ndotjen e ujërave të emisarit të Myzeqesë reagoi edhe policia, e cila procedoi penalisht shtetasin Ramazan Bezati, 65 vjeç.

Ndër të tjera policia thekson se fabrika e tij e vajit të ullirit ka derdhur mbetje vajore në kanalin që shkon drejt lagunës se Karavastasë dhe me pas përfundojnë në det.