8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Kafshohet nga lakuriqi i natës, vdes 80-vjeçari

Një burrë 80-vjeçar u zgjua në mes të natës nga një lakuriq nate i tërbuar në qafën e tij duke u bërë kështu njeriu i parë në Amerikë që vdes nga tërbimi që nga viti 1954.

80-vjeçari nga Ilinois, Çikago ishte kafshuar nga lakuriqi në mes të Gushtit, por refuzoi të merrte trajtimin e post-tërbimit. Lakuriqi i natës ishte kapur dhe testuar e më pas rezultoi pozitiv për sëmundjen.

Një muaj më vonë, pensionisti nisi të përjetonte simptoma të frikshme dhe shqetësuese, si dhimbje qafe, koke, mpirje, vështirësi në komandimin e krahëve si dhe në të folur. Çdokush që kishte pasur kontakt me të, u trajtua për sëmundjen.

Rastet njerëzore janë të rralla, në SHBA raportohen vetëm 1-3 në vit, por njerëzit vaksinohen rregullisht , pasi është sëmundje që sulmon sistemin nervor dhe shkakton sëmundje në tru. Deri më tani, në Ilinois kanë rezultuar 30 lakuriqë nate me tërbim.

Lakuriqët e natës janë kafshët më të identifikuara me tërbim në Ilinois në shtëpinë e 80-vjeçarit u zbulua një koloni e tyre, raportuan autoritetet shëndetësore.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com