5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Kadilli ‘sfidon’ Kuvendin: Të ndalojmë çdo kryetar humbës, përfshirë edhe Berishën!

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ka guxuar sot që t’i kundërvihet rikthimit të Berishës në krye të partisë. Deklaratat e tij erdhën në Kuvendin e thirrur nga Berisha, para mijëra demokratëve.

Kadilli tha se nga Kuvendi duhet të dalë një lider i ri dhe një parti që siguron konkurrencë të ndershme. Ai tha se PD nuk ka nevojë për një lider ballkanik apo europian fals.

Pjesë nga fjala e Kadillit:

Pas 30 vitesh histori, partia jonë duhet të jetë parti e shqiptarëve të shekullit XXI. Unë uroj që ky Kuvend të hyjë në histori duke na afruar me Perëndimin.

Por kam frikë që ky kuvend të jetë një tjetër rast I humbur. Që në 26 prill ne kishim një mundësi. Të nesërmen e humbjes se pestë të Lulzim Bashës. Prandaj unë kërkova dorëheqjen e tij si mundësi për të hapur PD-në. Ndaj vendosa ta sfidoj dhe të kandidoja për kryetar edhe pse e dija që nuk kisha shumë shance të fitoja. Por synoja te nxisja një debat. Por ishte një betejë e humbur sepse në PD të gjithë ishin me kryetarin, të gjithë ishin shurdhë dhe memecë.

Askush nga ju nuk u shqetësua. Sapo sfidova udhëheqësin ju u bëtë të gjithë me Lulzim Bashën.

Sfida jonë sot, e këtij Kuvendi, duhet të jetë se edhe Sali Berisha nuk duhet të zgjidhet më në krye të partisë.  Vetëm atëherë do të nisë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën, kemi mashtruar veten. Të zgjedhim në krye të PD-së një udhëheqës që s’ka lidhje me të shkuarën. Nuk na duhet lideri ballkanik dhe as europiani fals.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com