5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Ka kaluar çdo pritshmëri! Vjen kthesa e madhe për ‘Big Brother Vip’, çfarë pritet të ndodhë me SHOW më të ndjekur

Suksesi i madh që ka pasur edicioni i veçantë, Big Brother Vip, pas një ndërprerje prej katër vitesh, duket se ka bërë që produksioni të mendojë edhe njëherë kohëzgjatjen e këtij show.

Në raste normale, në edicionet e mëparshme të Big Brother, banorët kanë qëndruar për 3 muaj brenda shtëpisë, por burime i thanë Vip-magazine.al se tashmë është vendosur për një zgjatje të kohës së qëndrimit edhe për disa javë të tjera.

Në nisje të këtij edicioni, produksioni kishte parashikuar që Big Brother Vip të përfundonte në 16 janar, por suksesi i madh që ka pasur ka shtyrë drejtuesit e Top Channel që të marrin një vendim për të zgjatur qëndrimin e banorëve për disa javë më shumë në shtëpi.

Ende nuk është e qartë sesa do të jetë zgjatja përtej përcaktimit fillestar, por duket se produksioni ka marrë shembullin “Grande Fratello VIP”, ku vitin e kaluar pati zgjatje më shumë sesa ishte parashikuar.

Nuk dihet se kur pritet që ky vendim t’ju komunikohet banorëve, dhe si do të zhvillohet më tej ky show me zgjatjen e tij.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com