“Ka diçka dhe nuk e mohojmë”, kreu i NASA flet për alienët: Shpresoj fort të mos jetë teknologji e një rivali këtu në Tokë

Bill Nelson, i caktuar që prej muajit maj nga administrata Biden si administrator i agjencisë amerikane të hapësirës, u shpreh se nuk është i sigurt se çfarë janë me saktësi disa prej fenomeneve të paidentifikuara ajrore që kanë parë pilotët e marinës.
“Shpresoj fort që me atë lloj teknologjie, të mos jetë një kundërshtar këtu në Tokë”, citohet të ketë thënë ai, duke rikthyer sërish debatin e nxehtë të ekzistencës së alienëve.
“Çfarë mendoni se po bëjmë ne në Mars? Po kërkojmë shenja jete. Është pjesë e misionit të Nasës. A ka planete të tjera ku ka jetë, këtë duam të shohim”, është shprehur ai.

Nelson shtoi se ka folur me pilotët e marinës që kanë parë diçka të cuditshm atje lart.
“Ata nuk e dinë çfarë është, ne nuk e dimë çfarë është, por diçka ka dhe nuk e mohojmë. Ka shumë pyetje të cilave jemi përpjekur t`i japim përgjigje. Çfarë apo kush është atje? Kush jemi dhe ne vete. Si arritëm këtu, si u zhvilluam e si u qytetëruam. Dhe a janë të njëjtat kushte atje në një univers që ka kushedi sesa diej të tjerë, e kushedi sa galaktika- është aq i madh sa nuk mund ta imagjinoj“, vazhdon komenti i tij.