4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Juventus regjistron tjetër bilanc negativ, financat pësojnë humbje prej 191 mln euro

Për të katërtin sezon radhazi, buxheti i Juventusit është mbyllur me humbje. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” klubi bardhezi e ka përfunduar sezonin 2020-2021 me një humbje prej 191 milionë euro. Gjithçka lidhet me pandeminë e Covid-19, kryesisht me mungesën e sponsorëve dhe shitjen e biletave.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit, pra nga qershori deri në dhjetor 2020, klubi torinez përllogariste humbje me vlerë 113.7 milionë Euro, ndërsa nga dhjetori 2020 deri në qershor 2021 iu shtuan edhe 77 milionë euro të era.

Humbja mund të jetë edhe më e rëndë dhe mund të tejkalojë edhe vlerën e 200 milionëve, duke pasur parasysh se në gusht, Juventus shiti Cristiano Ronaldon dhe Romero, për të humbur rreth 19 milionë Euro në vlerën në treg.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com