32.5 C
Tirana
Friday, 1 July, 2022

“Ju nuk e dini se sa heroike ka qenë lufta juaj Nacional-Çlirimtare”

Prof. dr. Ahmet Kamberi 

Kështu deklaroi Sër Rexhinald Hiberti (Sir Reginald Hibbert), autor i librit  “Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë – Fitorja e hidhur”, (Albania’s National  Liberation Struggle: The bitter victory. London: Pinter, 1991.) 

Sër Rexhinaldi qe një diplomat i shquar anglez. Gjatë Luftës  Nacionalçlirimtare në Shqipëri kishte qenë qenë officer i SOE-s (The Special  Operation Executive). Ai kishte ardhur në nëntor 1994 në Tiranë si ftuar i  qeverisë shqiptare në festën e 50-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Llibri i tij  “Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë -Fitorja e hidhur”nuk qe libër kujtimesh si ato të ish oficerëve të tjerë të SOE-s. Ata kishin shkruar mbi bazën e përvojës  së tyre dhe krijuan një opinion të shtrembëruar për Luftën Nacionalçlirimtare.  Kurse libri i tij hidhte tjetër dritë mbi këtë luftë. Libri i Hibbertit ishte në të  vërtetë një studim historik. Një studim që mbështetej jo vetëm në përvojën e  tij vetjake, por kryesisht në një analizë të imtë të dokumenteve të arkivave britanike, përfshirë ato të liruara nga shtrëngimi i sekretit (të deklasifikuara)  dhe të burimeve të tjera ekzistuese.

Sër Alen Kembëll (Sir Alan Cambell),  anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, do të shkruante kështu kur ai  vdiq në në vitin 2002, në gazetën britanike “The Guardian”:

“Në ato vitet e  para të vështira të qeverisë së Theçërit (Thatcher-it), midis 1979-ës dhe 1982- shit, Sër Rexhinald Hiberti, i cili vdiq nga kanceri në moshën 82 vjeçare, kreu  një nga veprimtaritë më të shkëlqyera në shërbim të kurorës, si ambasador i  Britanisë në Francë. Francezët e shikonin atë me respekt dhe admirim për  paraqitjen e drejtpërdrejtë të politikës. Ai qe gjithashtu një folës i kthjelltë dhe  shkrimtar. Për t’u lavdëruar është libri i tij për Shqipërinë. Pikëpamjet e tij  shpesh ndryshonin nga doktrina e pranuar”. 

(Alan Campbell, Sir Reginald Hibbert – Diplomat with an experienced perspective on the Balkan crisis, The Guardian 15 October 2002).

Ndërsa prof. Xhejms Petiferi (James Petiffer) do të shkruante për të:

“Vdekja e tij e la kombin shqiptar dhe kosovar pa avokatin trim e të përkushtuar, i cili mori pjesë vetë në betejën ushtarake në rini të tij; i la serbët pa kundërshtarin më të vendosur, të qëndrueshëm dhe të pakompromis”.

(https://www.professorjamespettifer.com/uploads/files/pdf/sir%20reginald%20hibbert.pdf

Rasti e solli që unë të njihesha me Sër Rexhinaldin dhe të bisedoja gjatë.  

Reshit Shtëpani, një veteran i nderuar, pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare dhe miku im, kishte shkruar një libër për ngjarjet e luftës, që  lidheshin kryesisht me Shëngjergjin dhe zonat përreth. Në Shëngjergj pati shumë zhvillime ngjarjesh gjatë kësaj lufte. Reshiti ishte djali i Ali Shtëpanit, në shtëpinë e të cilit pati qëndruar Shtabi i Përgjithshëm i Luftës Nacionalçlirimtare dhe disa nga oficerët kryesorë të SOEs. Aty qenë bërë takime të rëndësishme midis forcave politike kundërshtare. Librin e tij në  dorëshkrim, të shtypur në një makinë shkrimi me shkronja të vogla, rreth 100 faqe, Reshiti ia kishte pas dhënë gazetarit të BBC-së Franko Egro, me qëllim që ai t’ia jepte Sër Rexhinald Hibertit, për t’i marrë atij një mendim lidhur me ngjarjet për të cilat ai mund të kishte dijeni.

Dorëshkrimi ishte në gjuhën  shqipe. Siç më kishte thenë Reshiti, gazetari kishte marrë përsipër ta përkthente, ose t’i bënte një përmbledhje të ngjarjeve për të cilat Sir Reginaldit i kërkohej mendimi. Por kishte kaluar shumë kohë dhe Reshiti nuk kishte marrë ndonjë përgjigje prej tij.

Me rastin e ardhjes së Sër Reginaldit në Tiranë si i ftuar i qeverisë, Reshiti kishte mundur t’i kërkonte atij një takim. Ai e kishte  pranuar dhe e kishte lënë takimin në orën 18.00, më 29 nëntor 1994. Reshiti m’u lut mua të isha së bashku me të për të përkthyer. E lamë që të shkoja unë ta merrja atje ku ai ishte vendosur, në një vilë në rrugën “Ismail Qemali”.

Në orën 17.59 unë ndodhesha në sallonin e pasëm të vilës ku qëndronte ai. Në të njëjtën kohë Sër Rexhinaldi po zbriste shkallët e katit të dytë. Ishte një burrë i shkurtër, me flokë të krehur shtrirë, me mustaqe të holla të thinjura dhe me një palë syze që ia hijeshonin fytyrën e tij simpatike.  Mbante një kostum të zi elegant, me këmishë të bardhë dhe një kravatë me nuancë të kuqe. Iu paraqita dhe i shpjegova arsyen se pse isha aty. Më pyeti se ku do të bëhej takimi dhe unë i shpjegova se Reshiti na priste në një kafene aty afër.  M’u lut që ajo të mos ishte shumë larg sepse në orën 19.30 do të vinte makina për ta çuar në Pallatin e Brigadave, ku do të shtrohej darka e festës. Kafe “Berlini” ishte fare afër, sapo të merrje kthesën në drejtim të Lanës, në rrugën  “Vaso Pasha”. Aty na priste Reshiti, në një tryezë në qoshen juglidore të kafenesë. Në një tryezë tjetër aty afër ishin ulur nja 4 a 5 vetë të cilët, kur hymë ne, e ndaluan bisedën dhe i përqëndruan shikimet drejt nesh në një mënyrë provokuese. Pasi u ulëm, Reshiti më tha se ata ishin punonjës të SHIK ut dhe kishin ardhur aty sapo ai ishte futur brenda. Ia përktheva këtë zotit Hibbert dhe ai na tha, duke vënë buzën në gaz:

“Po, mirë, ata le të bëjnë punën  e tyre, ne kemi tonën”.

Tryezat ishin afër dhe biseda jonë mund të dëgjohej pa vështirësi, sepse nuk kishte as muzikë.

Biseda filloi për dorëshkrimin e Reshitit. Doli se Hiberti nuk e kishte marrë atë. Gazetari Egro e kishte vënë në dijeni, por nuk kishte arritur t’i a jepte, ndonëse kishte kaluar më shumë se një vit që ai e kishte marrë në dorë.  

Hibberti e pyeti pastaj Reshitin nëse kishte dijeni për vrasjen e Mustafa Gjinishit. Reshiti kishte qenë në njësinë partizane në malin e Gramës, Dibër, ku ndodhi vrasja. Me këtë njësi kishte qenë edhe Gjinishi me majorin anglez, Smith. Reshiti i shpjegoi se Gjinishi po udhëtonte kaluar në kalin e majorit Smith; ky i fundit në kalin e Gjinishit. Kur po kalonin buzë një pylli u dëgjuan shkrepje armësh dhe Gjinishi ishte qëlluar për vdekje. Por nuk u mor vesh se kush qëlloi.

Hiberti ndërhyri: 

-Po ju, nuk i ndoqët ata që qëlluan? 

Reshiti u përgjigj se ishte buzëmbrëmje dhe se ata nuk mund të hynin në errësirën e pyllit.  

U duk se ai mbeti i pakënaqur nga përgjigjja, por Reshiti nuk kishte shpjegim tjetër. Biseda vazhdoi me ngjarje të tjera të luftës. Unë mbeta i habitur në çastin kur ai na tha: 

-Ju nuk e dini se sa heroike ka qenë Lufta juaj Nacionalçlirimtare. 

Mirë unë, që isha fëmijë në atë kohë, por Reshiti kishte qenë pjesëmarrës i asaj lufte. Edhe ai nuk e dinte?! Sër Rexhinaldi e vuri re habinë time dhe vazhdoi: 

-Ushtria juaj Nacionalçlirimtare, me djem e vajza të reja, veshur keq, mbathur keq, armatosur keq, por me një organizim të admirueshëm, me një ideal të lartë dhe me një disiplinë të rreptë, kishte një vendosmëri të patundur për të luftuar pushtuesin. Kur Brigada e Parë kaloi lumin Shkumbin, për ne u bë krejt  e qartë se Nacionalçlirimtarja e kishte të fituar luftën. Unë kam qenë fillimisht pranë Muharrem Bajraktarit. Më pas kam kaluar me partizanët. I kam parë ata edhe në aksion. Unë kam marrë pjesë vetë në betejën e Dibrës. 

Unë ndërhyra dhe i thashë:  

-Por, me sa kam lexuar, Emëri, Meklini dhe Smaili (Amery, MacLeani dhe Smiley) nuk kanë të njëjtën pikëpamje me ju. 

-Po, -tha ai, – por Meklini dhe Emëri nuk ndiqnin direktivën e qeverisë sonë, e cila kërkonte sa më shumë forca për të luftuar armikun e përbashkët. Ata u përpoqën më shumë të pengonin fitoren e Nacionalçlirimtares, nga  meraku se komunistët që e drejtonin atë mund të vinin në pushtet. 

Po të ishte  për komunizmin, – vazhdoi ai, – ne kishim aleat Bashimkn Sovjetik dhe nuk kishim pse të merreshim me komunizmin në Shqipëri. Madje, ata nuk mundën ta bëjnë Abaz Kupin të shkrepte edhe një pushkë të vetme kundër gjermanëve. Ballin Kombëtar – jo e jo. Prandaj, më së fundi, qeveria britanike mbështeti Ushtrinë Nacionalçlirimtare, si e vetmja forcë që kishte vendosmërinë dhe konsekuencën të luftonte nazistët. Qeveria jonë iu bashkua mendimit të Emërit dhe Meklinit e Smajlit dy vjet më pas, atëherë, kur pas  zgjedhjeve të 1946-ës, u pa se Enver Hoxha po e lidhte Shqipërinë me Bashkimin Sovjetik. 

-Por Qeveria juaj i njohu zgjedhjet e 1946-ës si të lira, të drejta e të  barabarta, –ndërhyra unë.

-Po, tha ai, kjo është e vërtetë, por prirja për t’u lidhur me Bashkimin  Sovjetik ishte e dukshme.

-Domethenë, – ia ktheva unë, – qeveria që doli nga ato zgjedhje ishte një qeveri e ligjshme, apo jo? 

-Po, – tha ai, – ishte një qeveri e ligjshme. 

-Atëherë, – vazhdova unë, – a është e drejtë që me mjete të paligjshme  të përpiqesh të rrëzosh një qeveri të ligjshme? 

(Unë kisha parasysh që ishte qeveria britanike ajo që organizoi e para dërgimin e grupeve terroriste për të  përmbysur pushtetin popullor – siç quhej atëherë – përmes vrasjeve, sabotimeve, intrigave e organizimit të elementëve kundërshtarë të qeverisë. Grupet terroriste që hynin si diversantë në jug të Shqipërisë, stërviteshin në mënyrë sekrete në Maltë nga David Smajli). 

Hiberti më nguli sytë dhe qëndroi ashtu pa folur një copë herë të gjatë, që mua m’u duk më shumë se një çerek minute. 

-Jo, – tha ai, – kjo nuk ishte e drejtë por, mjerisht, kështu ka ndodhur. 

Pas kësaj ndërhyri Reshiti. I lavdëroi atij librin “Lufta Nacionalçlirimtare e  Shqipërisë – Fitorja e hidhur”. Kur mbaruan lavdërimet për librin, Reshiti iu  drejtua Sër Rexhinaldit: 

Ju duhet të shkruani prapë, sepse jeni një njohës shumë i mirë i Luftës sonë Nacionalçlirimtare. 

-Jo, – ia ktheu Hiberti, – unë nuk e kam shkruar librin për ju. Librin e kam shkruar për vendin tim, për qeverinë time, për punën që ajo bëri për t’i bashkuar sa më shumë vende e luftëtarë luftës sonë antifashiste. Për këtë  qemë dërguar këtu shokët e mi dhe unë. Për luftën tuaj duhet të shkruani ju vetë. Ju keni male me dokumente, ndonëse kam dëgjuar se mjaft prej tyre janë sekretuar (klasifikuar). Në qoftë se ju nuk do t’ia bëni të ditur botës në gjuhët që ajo njeh, ajo periudhë shumë e rëndësishme e historisë suaj do të mbetet në errësirë. Nuk mjafton t’ia bëni të ditur vetvetes. 

Dhe vazhdoi më tej: 

-Kam dëgjuar se po dëmtoni monumentet e luftës suaj Nacionalçlirimtare, madje pllakën e monumentit të Brigadës VI në Përmet e keni thyer. 

E pyeta Reshitin nëse ai kishte dijeni për thyerjen e asaj pllake. Ai më tha se nuk dinte gjë për të. 

Atëherë iu përgjigja Hibertit: 

Për dëmtimin e shumë monumenteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, jam në dijeni. Disa prej tyre i kam parë edhe vetë gjatë udhëtimeve. Por për këtë pllakën e monumentit të Brigadës Vl, as Reshiti dhe  as unë nuk kemi dijeni.  

– Ndoshta mund ta verifikoni, – na tha ai. 

– Po, – ia ktheva unë, – dhe do t’jua dërgoj fotografinë.  

Pastaj ai vijoi me një theksim të veçantë:

– Në qoftë se do të vazhdoni të dëmtoni, të përdhosni dhe të shkatërroni monumentet e Luftës suaj Nacionalçlirimtare, ju nuk e imagjinoni dot se çfarë dëmi do t’i sillni vendit tuaj. 

Po afronte ora 19.30. U ngritëm. Ai u përshëndet ngrohtësisht me Reshitin. Unë e shoqërova deri te makina që e priste për ta çuar në Pallatin e  Brigadave. 

Më mbeti mendja tek ajo pllaka e Brigadës VI. Në klinikën I të kardiologjisë, ku unë punoja atëherë, kishim një mjeke nga Përmeti, dr. Majlinda Çafka, që specializohej në kardiologji. Pas festës së Çlirimit, kur u ktheva në punë, iu luta dr. Majlindës që kur të shkonte në Përmet të më bënte një fotografi të asaj pllake. Në rastin e parë që ajo shkoi me leje, kur u kthye, më solli një fotografi me ngjyra të pllakës. Ajo kishte vërtetë një thyerje. Ishte një thyerje kuptimplotë (!). Kësaj do t’i kthehem në një shkrim tjetër. Por, do të ndalem te veprimet e qeverisë britanike ndaj Shqipërisë gjatë Luftës  Antifashiste e pas saj, e për një arsye të veçantë edhe te David Smajli. Kjo  lidhet me pyetjen që i bëra Sër Rexhinald Hibertit. 

Qeveria britanike pati marrë shumë informacione që dëshmonin se e  vetmja forcë që luftonte nazistët dhe që duhej mbështetur tërësisht ishte  Ushtria Nacionalçlirimtare. Gjenerali Dejvis (Davis) pati dërguar raportin e tij ku  pohonte se kishte dështuar në përpjekjet e tij për t’i bërë ballistët e zogistët të  luftonin kundër nazistëve gjermanë dhe të bashkërendonin veprimet e tyre  luftarake me Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Oficerët e SOE-s, të cilët  bashkëpunonin në terren me partizanët kishin dërguar informacione të  shumëta për aksionet dhe luftimet e këtyre kundër nazistëve. Ata kishin  theksuar gjithashtu edhe nevojën e madhe të partizanëve për armatime e  veshëmbathje. Në këto rrethana, qeveria britanike u detyrua t’i jepte  mbështetje të plotë vetëm Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Për këtë, më vonë,  “Musketerët” do të ngrinin akuza kundër eprorëve të tyre, komandës në Bari  në Itali dhe qeverisë së tyre se kishin qenë ata që e sollën Enver Hoxhën në  pushtet. Kurse Enver Hoxha kishte kërkuar largimin e menjëhershëm të tyre  nga Shqipëria, duke kërcënuar se në të kundërtën, ata do të gjykoheshin nga  gjyqi partizan si tradhtarë. Dhe, ndonëse pa dëshirë, ata u evakuan me det për  në Brindisi, Itali për të mbetur përjetësisht me idenë se qeveria e vet kishte  gabuar rëndë, që nuk i kishte dëgjuar propozimet e tyre për të armatosur edhe  ballistët e zogistët, pavarësisht se ata nuk shkrepën një pushkë të vetme  kundër nazistëve. 

David Smaili ishte njëri nga oficerët e SOE-s që hyri në Shqipëri në prill të  vitit 1943 nga Greqia me grupin që drejtohej nga majori Billi Meklini. Ata  morën kontakte me Frontin Antifashiste Nacionalçlirimtar, me Ballin Kombëtar,  dhe me zogistët. Në nëntor të vitit 943, pasi drejtimi i misionit të SOE-s iu ngarkua gjenerali Davis, Meklini dhe Smajli u evakuan nga Shqipëria. Një vit më  vonë, në prill, 1944, Meklini, tashmë i dekoruar me Urdhrin e Shërbimit të  Dalluar për veprimtarinë në Shqipëri dhe i graduar nënkolonel, u rikthye në  Shqipëri së bashku me kapitenin Julius Emëri dhe majorin David Smajli (grup i  ashtuquajtur “Musketerët”). Kësaj radhe grupi kishte misionin të aktivizonte  zogistët e Abaz Kupit dhe ballistët në luftë kundër nazistëve gjermanë, me  synimin për të bashkërenduar veprimet e tyre luftarake me Frontin Antifashist  Nacionalçlirimtar.

Të tre “Musketerët” dhanë e morën sa mundën, por nuk ia  dolën ta realizonin synimin e qeverisë së tyre, sepse ballistët e Mit’hat  Frashërit – jo e jo, por as zogistët e Abaz Kupit nuk kishin ndërmend të  ngatërroheshin me pushtuesit nazistë gjermanë. Për të bindur qeverinë e tyre që të mbështeste zogistët, “Musketerët” i raportonin aksionet sabotuese, të  organizuara prej vetë Smailit – më i madhi prej të cilëve qe hedhja në erë e  Urës së Gjoles (pranë Fushë-Krujës) – si aksione të zogistëve. Por në të vërtetë, edhe zogistët, njëlloj si ballistët nuk luftuan nazistët, po i kthyen armët kundër  Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Historiani Roderick Baily, në librin e tij për SOE-t në Shqipëri dhe në  Kosovë në kohën e luftës, pas një analize të hollësishme të raporteve të  oficerëve të SOE-s, të kujtimeve të shkruara nga disa prej tyre, si edhe në një  numër të madh dokumentesh arkivore të liruara nga sekreti (të deklasifikuara)  e në shumë burime të tjera, sqaron më mirë se kushdo tjetër se pse qeveria  britanike, më në fund, e mbështeti krejtësisht Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe  u detyrua të heqë dorë nga mbështetja e ballistëve të Mit’hat Frashërit e  sidomos, të zogistëve të Abaz Kupit dhe të nacionalistëve të tjerë. 

“Po të kishin pasurnjë kuptim më të mirë për fuqinë e dëshirës së nacionalistëve për të qëndruar asnjanës (neutral), do të kishte qenë e mundur  që ato autritete(Shefat e shtabit në Londër dhe Ministria e jashtme- A.K.) të  kishin ardhur më herët në njëmendësi (dakordësi) për të mbështetur tërësisht  partizanët. Deri në pranverë të 1944-s, situata në Shqipëri ishte shumë konfuze, për të përligjur mbështetjen tërësore të partizanëve. Por, duke filluar nga  qershori, oficerët e lartë të SOE-s në Bari [(Bill Harkurti (Bill Harccourt-i), në  terren Filip Liku (Philip Leak-u), Alën Palmeri (Alan Palmer-i), Norman Huilëri  (Norman Wheeler-i) madje dhe Billi Meklini)], dhe në Londër [(Kolin Gëbinsi  (Colin Gubbins-i), David Kesuiku (David Keswick-u), David Tallbot-Rajsi (David  Talbot-Ric-i)] ishin të gjithë në një mendje që tashmë partizanët ishin të vetmit  shqiptarë të aftë që t’u shkaktonin gjermanëve dëmtime të qenësishme  (substantial). Shefat e shtabit në Londër dhe gjenelali Uillson (Wilson) e  nënmareshalli i aviacionit Elliot në Itali kishin të njëjtin mendim dhe nuk  pushuan së mbështeturi takimet dhe përpjekjet e oficerëve të SOE-s me lëvizjen  e Hoxhës. Këta vendimmarrës kyç ishin gjithashtu të vetëdishëm se sa më gjatë të mbaheshin oficerët e SOE-s te Abaz Kupi, aq më shumë do të zemëroheshin  partizanët dhe aq më të tensionuara do të bëheshin marrëdhëniet e Britanisë  me ta. Por, pasi tabloja filloi të sqarohej, çështjet mbetën të ndërlikuara për  shkak të besimit të kotë të disa diplomatëve britanikë në Londër se Kupi më së  fundi mund të luftonte kundër gjermanëve dhe prandaj mund të arrihej njëfarë  modus vivendi me partizanët. Pajtimi që shpresonte Forin Ofisi (Foreign Office-i  – Ministria e jashtme- A.K.) do të mund të maksimizonte rezistencën dhe të  shpëtonte Shqipërinë nga rënia e plotë në luftë civile; ndoshta, kjo mund të shpëtonte vendin nga komunizmi. Vetëm në shtator, Forin Ofisi në Londër  pranoi që Kupi nuk do të luftonte dhe se ishte koha që të lejohej komanda e SOE-s të tërhiqte misionin e Meklinit”. 

(Roderick Bailey. The Special Operations Executives (SOE), and British  policy towards wartime resistance in Albania and Kosovo, 1940-1944, p.221. Tezë e paraqitur në Universitetin e Edinburgut për gradën  Doktor në Filozofi, vjeshtë 2003)

Por pas luftës qeveria britanike, e pakënaqur nga mosrealizimi i planeve  të saj për Shqipërinë dhe nga vendosja e regjimit të demokracisë popullore – siç quhej atëherë – iu vu përpjekjeve për rrëzimin e këtij regjimi dhe për  vendosjen në pushtet të atyre që ajo nuk i kishte hequr ga vëmendja që në  kohën e luftës. Gjatë luftës interesi parësor i qeverisë britanike ishte luftimi me  efektivitet kundër gjermanisë naziste, neutralizimi i sa më shumë forcave të saj  dhe mbajtja e tyre larg frontit të aleatëve. Pas luftës asaj nuk i interesonin më  ata që i luftuan nazistët sepse ajo tani kishte nisur luftën e ftohtë me kampin  socialist ku Shqipëria bënte pjesë. Prandaj ajo nisi veprimet aktive për rrëzimin  e qeverisë së ligjshme të Enver Hoxhës. Duke e zëvendësuar atë me njerëzit e  saj të Ballit Kombëtar e Legalitetit, qeveria britanike mendonte se e vinte  Shqipërinë nën influencën e saj, i shkëpuste kampit socialist një vend me  pozitë strategjike në Adriatik dhe forconte pozitat e perëndimit. Nga ana tjetër i pritej një rrugë mbështetjeje e furnizimi edhe komunistëve grekë gjatë luftës civile në Greqi. 

Kështu, në vitin1949 ajo ia ngarkoi njërit nga ish ‘Mysketerët’,  nënkolonelit David Smajli, tashmë një ekspert i njohur në këtë fushë,  organizimin tepër sekret të stërvitjes në Maltë të diversantëve shqiptarë që do  të përdoreshin për veprime subversive e terroriste për përmbysjen e qeverisë  së ligjshme të Enver Hoxhës. Smajli shkruan se ata: ”Ishin patriotë të ndershëm  që vullnetarisht po vinin jetën në rrezik për të çliruar vendin e tyre nga tirania  komuniste”. Ata “…u rekrutuan nga gjeneral Abaz Kupi, kryetar i Lëvizjes së  Legalitetit, ose nga Abaz Ermenji, Kryetar i Ballit Kombëtar, parti nacionaliste,  që megjithëse nuk ishte në favor të Mbretit Zog, u bashkua me zogistët në  urrejtjen e përbashkët të komunizmit”. (David Smajli. Vitet Shqiptare ’43-’45. Tiranë, UET Press,  2012, fq 141). “Kishte zona – shkruan Smajli – ku kishte ende rezistencë e ku pasues të Ballit Kombëtar e të Legalitetit vepronin ende. Nëse do të ishte e mundur  hyrja në kontakt me këto grupe që vepronin në zonat malore dhe ato të ndihmoheshin me armë dhe të holla, ndoshta do të ishte e mundur përmbysja e  regjimit komunist…Regjimi kishte pak mbështetje nga populli”. (David Smajli, po aty,  fq 140). Por, përceptimi i qeverisë britanike dhe i Smajlit e shokëve të tij që e  kishin bindur, se me këto mënyra do ta ngrinin popullin shqiptar kundër  qeverisë së vet, ishte shumë larg së vërtetës në atë kohë. Operacionet e Smajlit dështuan keqas. Mbi 100 shqiparë naivë u stërvitën në mënyrë sekrete në Maltë dhe në grupe prej 4 deri 6 vetësh u futën në Shqipëri nga deti, me anije  peshkimi me ekuipazhe të marinës britanike, për të përfunduar të vrarë nga  forcat e mbrojtjes së vendit dhe kush shpëtoi gjallë përfundoi në burg. Vetëm  një numër i vogël prej tyre mundi të kthehej gjallë nga kishte ardhur. Kështu  David Smajli do të mbetej i dëshpëruar nga dështimi i misionit të vet të  pamundur, gjatë të cilit u viktimizuan rreth 100 shqiptarë të stërvitur në  shkollën sekrete në Maltë të drejtuar prej tij. Kurse qeveria britanike, atë  mision të pamundur të nisur prej saj, do t’ia kalonte amerikanëve, për të  dështuar edhe ata përfundimisht në vitin 1953.

David Smajli vdiq në vitin 2009 në moshën 92 vjeç. Gazeta britanike  “Telegraph”, Londër, më 9 janar 2009 në nekrologjinë e tij shkruante: “Kolonel  David Smajli ishte njëri nga agjentët e fshehtë dhe spiunët më të shquar të  Luftës II Botërore, që shërbeu në prapavijat e armikut në Shqipëri, Greqi, Abisini  dhe në Tailandën Lindore të pushtuar nga japonezët”. “…Pas lufte ai organizoi  operacione sekrete kundër Rusisë dhe aleatëve të saj Shqipërisë dhe Polonisë”. 

Ai kreu gjithashtu edhe një numër shërbimesh të tjera të këtij lloji, për të  cilat edhe nderohet në vendin e vet.  

Por në të vërtetë, siç e ka pohuar eprori dhe miku i tij Billi Meklini, David  Smajli i përçmonte shqiptarët. Në shënimet e tij për sjelljet e këqija të  britanikëve në Shqipëri, Meklini shkruan kështu: 

“Në një rastkur një partizan kishte ardhur në mëngjes herët në  Vendqëndrimin tonë, Smajli i tha atij: -Shporru, bastard! – unë nuk do të pres  shqiptarë këtu para se të kem ngrënë mëngjesin”. 

Dhe më i keq ende ishte reagimi i tij, kur sollën aty një partizan të  plagosur:  

“O Zot, filluan të na sjellin edhe të plagosur këtu tani!.. Më e mira gjë që  ai mund të bëjë është të vdesë dhe të na shpëtojë nga ushqyerja e tij.  Dhe kur partizani i plagosur vdiq ai tha: 

Falemnderit gjithësesi, o Zot! Kjo na shpëtoi nga një kosh telashesh.” (BILLY  MCLEAN, BOXES AND BRITS BEHAVING BADLY. Https://soetrails.wordpress.com/tag/billy-mclean/) 

Ndoshta për “merita” të tilla David Smajli, kur u kthye si triumfator në  Shqipëri pas vitit 1990, do të dekorohej nga President i Shqipërisë, me rastin e  50-vjetorit të çlirimit të Atdheut, me dekoratën e lartë “Urdhri i  Skënderbeut.(!)

Tashmë, kishin marrë udhë kritere të reja vlerësimi për nderimin e  mosnderimin e të huajve, patriotizmin e tradhëtinë, anësinë e asnjanësinë,  urtësinë e veprimtarinë kriminale, burrërinë e lajkatarinë, atdhembrojtjen e  atdhevrasjen, krenarinë e përulësinë, etj. Dhe, thesit të madh të dekorimeve  nga presidentët e Shqipërisë, këtu e mbrapa, do t’i shqyhej gryka.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
backlinkbacklink alwso shellseoankara escortucuz sigarafree shopcamel sigaracaptain blackdjarum blackCavallo SigaraDunhill SigaraHarvest SigaraMarvel sigaraSenator sigaraAl Capone SigaraOme SigaraMarlboro Double FusionMarlboro ShuffleMarlboro TouchMarlboro RedMarlboro TouchMarlboro Edge SlimMarlboro Touch Bluecaptain blackgörükle escortyalova escorthacklink satışhacklinksite analizseo analizhacklink alhacklink nedirbacklinkmini shellmadspot shellwso shell txtBase 64 Encodealfa shellIndoxploit shellindoxploit shellb374k shellphp Mailleradana escortadana escortsohbet numaralarıcialis fiyatcialis 20 mgcialis 5 mgcialis 100 mgcialis satışcialis jelcialis siparişcialiscialis nedirviagra fiyatviagra 100 mg fiyatviagraviagra fiyatviagra nedircialis fiyatıcialis jelcialiscialis 5 mgcialis 20 mgcialis 100mggeciktirici spreygeciktiricistag 9000liftanovagravigrandeorcafilflynta 20 mgcombo 100 mgsildegravigrandejeligrasinegralifta 5 mglifta 20 mgdegraviagra 100 mgviagra fiyatıviagra nedirviagra siparişcinsel hastalıklarcialis jelcialis 20 mg eczane fiyatıcialis 5 mg 28 tablet fiyatcialis 100 mgcialis 20 mgcialis satışkamagra jel fiyatkamagra nedirkamagrakamagra hapkamagra jelankara escortmersin escortizmir escortantalya escortadana escortBursa Escortdenizli escortdiyarbakır escorteskişehir escortgaziantep escortistanbul escortkayseri escortkocaeli escortkonya escortkütahya escortmalatya escortsakarya escortsamsun escortsivas escorttekirdağ escorttrabzon escorturfa escortvan escortbodrum escortmarmaris escortfethiye escortkuşadası escortçeşme escortdidim escortbuca escortbornova escortkarşıyaka escortkonak escortalsancak escortaliağa escortgöztepe escortgaziemir escortkarabağlar escortesenyurt escortbeşiktaş escorttuzla escortfatih escortpendik escortbeylikdüzü escortgaziosmanpaşa escortkartal escortbağcılar escortsilivri escortümraniye escortmaltepe escortbeyoğlu escortbahçelievler escortbaşakşehir escortbahçeşehir escortesenler escortüsküdar escortkadıköy escortşişli escortmecidiyeköy escortsarıyer escorttaksim escortetiler escortbebek escortataşehir escortbakırköy escortzeytinburnu escorteyüp escortavcılar escortbüyükçekmece escortkurtköy escortşirinevler escortbayrampaşa escortkasımpaşa escortescortbacklink salesFile Manager shellb374k shellk2ll33d shellBypass shellMadspot shellbedava bonus1xbet girişdert hattıdert hattısohbet hattımersin escortgaziantep escortbedava bonusgaziantep escortGoogle Sıra Bulucupubg hile alSobranie Sigaracaptain blackdjarum blackmarlboro double fusionmarlboro touch blueCavallo Sync MentollüParliament Night Bluewinston dark bluewinston slender bluekent switchkent d range bluecaptain blackmarmaris escortmarvel sigarawinston dark blue fiyatwinston slender bluemarlboro touchparliament night blue fiyatcaptain blackmarlboro double fusionolmeca tekila fiyatdjarum blackheets sigaraparliament reservemonte cristo habanacamel sigarakent switch fiyatlucky strikefree shopmarlboro touch blue fiyatmarlboro double fusionmarlboro goldharvest sigarar57 shellalfa shellcaptain blackmarvel sigarawinston dark bluemarlboro touch blueparliament night blue fiyatcavallo sigaramarlboro double fusionlm sigaraadana escortparliament night blue fiyatafyon escortaydın escortbalıkesir escortbolu escortçanakkale escortedirne escortelazığ escorterzurum escorthatay escortısparta escortmanisa escortmaraş escortmardin escortmuğla escortmuş escortrize escorttunceli escortuşak escortyozgat escorttokat escortzonguldak escortaksaray escortyalova escortağrı escortamasya escortalanya escortmanavgat escortankara escortantalya escortbursa escortdenizli escortdiyarbakır escorteskişehir escortgaziantep escortistanbul escortizmir escortkayseri escortkocaeli escortkonya escortkütahya escortmalatya escortmersin escortsakarya escortsamsun escortsivas escorttekirdağ escorttrabzon escorturfa escortvan escortmarmaris escortbodrum escortfethiye escortkuşadası escortçeşme escortdidim escortbuca escortbornova escortkarşıyaka escortkonak escortalsancak escortaliağa escortgaziemir escortkarabağlar escortesenyurt escortbeşiktaş escorttuzla escortfatih escortpendik escortbeylikdüzü escortgaziosmanpaşa escortkartal escortbağcılar escortsilivri escortümraniye escortmaltepe escortbeyoğlu escortbahçelievler escortbaşakşehir escortbahçeşehir escortesenler escortüsküdar escortkadıköy escortşişli escortmecidiyeköy escortsarıyer escorttaksim escortetiler escortbebek escortataşehir escortbakırköy escortzeytinburnu escorteyüp escortavcılar escortbüyükçekmece escortkurtköy escortşirinevler escortbayrampaşa escorthalkalı escortafyon escortaydın escortbalıkesir escortbolu escortçanakkale escortedirne escortelazığ escorterzurum escorthatay escortısparta escortmanisa escortmaraş escortmardin escortmuğla escortmuş escortrize escorttunceli escortuşak escortyozgat escorttokat escortzonguldak escortaksaray escortyalova escortağrı escortamasya escortalanya escortmanavgat escortsincan escortwso shellwso green shellredwin girişsupertotobet girişyalova escortşişli bayan escortşişli escortistanbul escortgörükle escortistanbul escortmecidiyeköy escortşişli escortkurtköy escortsosyal ablagaziantep escortlarısohbet hattısohbet hatlarısohbet numaralarıkent d range blueMelbetpendik escortcamel sigaraparliament night blue fiyatvotka fiyatlarımarlboro double fusionviagra fiyatcaptain blackçam balı faydalarıçam balı nedirtuzla escortaydınlı escortorhanlı escorttepeoren escortyalova escortbursa escortgorukle escortbursa escort bayanbursa sinirsiz escortbursa escortescort bayanaltiparmak escortnilüfer escortotele gelen escortbursa merkez escortbursa merkez escortbursa escortescort bayanaltiparmak escortbursa eve gelen escortbursa otele gelen escortbursa sınırsız escortgörükle escortescort bursatuzla escorttuzla escort bayanwhmcs killer v4bodrum escortbodrum escortbodrum escortbayrampaşa escortbeşiktaş escortçağlayan escorttaksim escortbakırköy escortistanbul escortgüngören escortkasımpaşa escortkaynarca escortesenyurt escortistanbul escortacıbadem escortadalar escortadapazarı escortalibeyköy escortaltınşehir escortanadoluhisarı escortanal escortarnavutköy escortatakent escortbahariye escortbahçeköy escortbahçelievler escortbalmumcu escortbaşakşehir escortantalya escort bayanbebek escortbebek escortataşehir escortbeyazıt escortbeykoy escortbeyoğlu escortbomonti escortbüyükdere escortcaddebostan escortçamlıca escortçapa escortcavusbaşı escortcebeci escortçengelköy escortcevizlibağ escortçiftehavuzlar escortcihangir escortçubuklu escortdikilitaş escortdragos escortdudullu escortedirnekapı escortkurtköy escorteminönü escortescort lazımankara escortkemerburgaz escortatalar escortömerli escorttopkapı escortzeytinburnu escortavcılar escorterenköy escortgebze escorthalkalı escortşişli escorteve gelen escorteyüp escortfenerbahçe escortfeneryolu escortfikirtepe escortfındıklı escortfındıkzade escortflorya escortfulya escortgalata escortgaziosmanpaşa escortgrup escortgulhane escortgulsuyu escortharbiye escortharem escortharem escorthasanpaşa escortincirli escortıspartakule escortistanbul masajistanbul escortistanbul escortkabataş escortdjarum blackolimpbet kzmarlboro double fusionlifta 20 mglifta 5 mgdegraorcafilviagra hapviagra siparişviagra fiyatıviagra satışviagraeczacıbaşı viagra fiyatlarıviagra siparişviagra fiyatıdjarum blackyalova escortçınarcık escortsertleştirici hap çeşitlerisertleştirici hap yorumlarıcinsel hap çeşitlerieczanede satılan cinsel güç ilaçlarısertleştirici hap isimlericinsel hap isimlericinsel gücü artıran ilaçlarpenis sertleştirici hap çeşitlericinsel güç artırıcı ilaç isimleriereksiyon hapı isimlerisertleştirici ilaç isimlerişişme bebek çeşitlericinsel güç arttırıcı hap isimlerieczanede satılan cinsel ilaç isimlerien iyi performans arttırıcı ilaç isimleripenis serleştirici haplarerkeklerde cinsel gücü artıran ilaç isimleribayan istek arttırıcı damla çeşitleribayan azdırıcı hap çeşitlericinsel güç arttırıcı hap çeşitleridjarum blacksertleştirici hap markalarıpenis sertleştirici ilaç çeşitlerisertleşmeye en iyi ilaçcinsel ilaç isimlerierkek cinsel gücü arttırıcı ilaç çeşitlericaptain blackcinsel gücü artıran ilaç fiyatlarıcinsel güç arttırıcı ilaç yorumlarıeczanede satılan cinsel gücü arttıran ilaç isimleriereksiyon sağlayıcı ilaç çeşitlericinsel güç arttırıcı ilaçcinsel gücü arttıran ilaç markalarıen iyi geciktirici hap isimlerien iyi geciktirici sprey çeşitlerimarlboro double fusioncamel sigaracinsel gücü artıran ilaç incelemeleridjarum blacksertleşmeye iyi gelen ilaç isimlerimarlboro goldeczanede satılan viagrawinston lightwinston dark bluecialis resmi satış sitesiMarlboro Touch Graycinsel güç arttırıcı macunvega 100 mg hapcaptain black bluenovagra geciktirici hapçin topu siparişolmeca tekilaeczane cialis fiyatıBackwoods Islak Purocialis satın alerkek azdırıcı damlaviagra kremi satın alviagra satış fiyatıerkek azdırıcı hap isimleriwinston dark blue fiyatiçmeler escorttepeören escortaydınlı escortorhanlı escortyalova escortfree shopsex hikayependik escortyalova escortgörükle escortçınarcık escortkartal escorttuzla escortpendik escortmaltepe escortbostancı escortataşehir escortdjarum blackabana haberagrı habertunceli haberafyon haberescortescortescortescortescortescortescortescortescorthttps://www.festivaldecraponne.com/kartal escortyapay kızlık zarışişli escortşişli escort bayankurtkoy escorttuzla escortsoundtracker.fmsoundtracker.fmsoundtracker.fmsoundtracker.fmsoundtracker.fm/bnsoundtracker.fm/en/mecidiyeköy escortEn İyi Geciktirici Hap İsimleri ve ÇeşitleriCinsel Gücü Artıran Macun İsimlerikent slim blackchivas regalyeşil peri