26/01/2023

Astrologia e njohur, Liza Gjika, ishte dje në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se çfarë po ndodh me politikanët, duke u bazuar tek yjet.

Ajo vendosi që ta niste me luftën Rusi-Ukrainë, ku Liza parashikoi se si do të vijojë situata në bazë të karakterit të udhëheqësve. Sipas saj, vetë jeta e presidentit rus, Vladimir Putin, është një mister. Ajo shtoi se Putin është i vendosur që të çojë deri në fund qëllimin e tij më të gjitha mënyrat.

Ndërsa duke folur për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Gjika tha se është i qëndrueshëm dhe dëshiron paqen.

Ky parashikim i referohet edhe situatës aktuale të luftës ku Putin është i vendosur të mos tërhiqet nga lufta, ndërsa Zelensky kërkon bisedime për të vendosur paqe.